Pastori që bekoi prishjen e teatrit dhe “fadromistja” bëhen deputetë të PS-së

User1
0 0

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama po fton si kandidatë për deputetë personazhe që kanë lënë gjurmë në qeverisjen e tij. Po përzgjedh “kamikazë firmosës”, që ishin të gatshëm të predikonin politikat e Ramës, duke lënë për veten deri derën e burgut hapur, vetëm se janë idhtarë të kryeministrit.

Tani është radha e shpërblimit, e asaj kocke që hidhet për tu lëpirë, pasi prej kohësh kanë hungërirë pas të zotit… Tre personazhe ranë në sy si të përzgjedhurit e Ramës që pritet të jenë në krye të listës së kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit. Të gjithë lidhen vetëm me një meritë: “prishën Tetarin Kombëtar”. I pari pastor Genti, i cili ka ndryshuar emrin dhe tani të gjithë e njohin si Toni Gogu, aktualisht prefekt i qarkut Tiranë.

Ai ka një karrierë në ngjitje, që në momentin kur lidhi me martesë në altar çiftin Erion Veliaj dhe Ajola Xoxe. Librat e shenjtë për të mbetën vendimet e dyshimta, që vrasin shumë si veprime dhe sollën shkatërrim të vlerave kulturore. Pastori diti mirë të gjete “engjëllin” që gati u kthye në Zotin e tij, Edi Ramën. Vetëm pak orë para se të mbërrinin fadromat në mes të natës për të prishur Tetarin Kombëtar, duke u gdhirë 17 maji 2020, Toni Gogu në cilësinë e kryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës kaloi pa asnjë procedurë të rregullt vendimin për prishjen e tetarit.

Anëtarët e Këshillit Bashkia firmosën online dhe me shpejtësi atë shkresë të cilësuar të paligjshme nga artistët. Menjehërë shkresën e nisi drejt IKMT-së, ngaku fadromat ishin bërë gati. Pastori e bëri dëtyrën e tij, duke shkelur plotësisht atë për të cilën ai mburret se dikur ka qenë “njeriu i zotit”. Godina e Teatrit Kombëtar mbante vlera kulturore dhe shpirtërore që për artistët ishte si tempull i shenjtë, por Gogu shenjtërinë e pa vetëm tek dy njerëz: Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Personazhi i dytë që pritet të jetë në listat fituese të PS-së është Dallëndyshe Bici e cila prej gati shtatë vitesh është në krye të Inspektoriatit të Ndërtimit. Shpesh edhe ky institucion është akuzuar për prishje selektive të objekteve të ndërtuara pa leje.

Si për të treguar se treshja që ishte në ballin e parë të shkatërrimit të Tetarit Kombëtar do shpërblehej, Rama përmendi edhe emrin e Ministres së Kulturës Elva Margariti. Ndonëse edhe ministrja e mëparshme Mirela Kumbaro ishte shprehur pro prishjes së tetarit, madje e kishte si axhendën e saj kryesore, fati i keq për vendin, por i mirë për të, është se “damka” i mbeti Elva Margaritit.

Ajo do të kujtohet gjatë, madje do mbesë në librat e historisë se ishte ministre kulture pikërisht në kohën kur u prish një monument kulture bash e në zemër të Tiranës. Që të tre, duke nisur nga predikuesi i Ramës dhe Lalit dhe dy të tjerët morën shpërblimin për të qenë deputetë në zgjedhjet e ardhëshme nën siglën e PS-së, ndonëse mbi ta ka mbetur “vula e mekatit”, pasi u bënë “fadromistë” që shembën objektin kultur për hir të disa kullave që pritet të ngrihen, brinjë sheshit të ndërtesës së ndërtuar në vitin 1940 nga italianët, por “fashistët” e vërtetë të trashëgimisë kulturore e gjendën në Tiranën e vitit 2020.

Rruga Press


Next Post

BE rrëzon propagandën e Ramës: Pa zgjedhje të lira nuk ka Negociata!

-Tre ditë pas vizitës së Edi Ramës në Bruksel, Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miratoi dje rezolutën që hedh poshtë gjithë propogandën e Rilindjes. Eurodeputetët kërkojnë zbatimin e kushteve para mbajtjes së konferencës së parë ndër qeveritare Shqipëri-BE. Ndëshkim i vjedhjes së votave në Dibër dhe Durrës, luftë kundër […]