Sport

Peja zyrtarizon pjesëmarrjen në Ligën Unike të basketbollit

Klubi i Basketbollit Peja e ka konfirmuar pjesëmarrjen në Ligën Unike të basketbollit.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e klubit pejan në rrjetet sociale.

“Klubi i Basketbollit Peja ka konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e ri të Ligës Unike. Klubi pejan ka konfirmuar pjesëmarrjen, duke u shprehur i lumtur që do të jetë pjesë e Ligës, ku garojnë top-klubet nga Kosova dhe Shqipëria”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Pesë xhudistë e përfaqësojnë Kosovën në Evropianin e Xhudos në Zagreb

Përveç Pejës, në Ligën Unike do të marrin pjesë edhe Golden Eagle Ylli e Prizreni të cilat gjithashtu e kanë konfirmuar një gjë të tillë.

Peja në edicionin e kaluar në ligën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë arriti në finale, por u mposht nga Ylli.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *