
Shkruan Elvis Hoxha
Lëvizja i mundi të gjithë bashkë.
Enver Hoxja flet sikur partia e tij ka 1% më pak se fituesi.
Isa Mustafa thotë se do të bëjnë ndryshime brenda partisë, në vend që të thotë se largimi i tij është ndryshimi më i domosdoshëm dhe më i parë.
Këto parti nuk mund ta kenë rigjenerimin e tyre, sepse siç e kapën shtetin, po ashtu kapën edhe partitë dhe elektoratet e tyre. Elektoratet e tyre u çliruan në një masë të madhe. Në janë të nevojshme partitë në një demokraci, këtë e tregon aftësia e tyre për t’u çkapur nga shefat. Por janë këta shefa që sollën:
- Listën serbe si parti që kushtëzon Republikën e Kosovës – Shefat nuk e dhanë dorëheqjen,
- Demarkacionin pa viza si cënim të territorit të shtetit – Shefat nuk e dhanë dorëheqjen,
- Zajednicën si dëmtim kushtetues të Republikës së Kosovës – Shefat nuk e dhanë dorëheqjen,
- Gjykatën speciale si dëmtim të luftës çlirimtare që formoi kushtin e pavarësisë – Shefat nuk e dhanë dorëheqjen,
- Përgjimet Pronto si cënim i institucioneve të shtetit – Shefat nuk e dhanë dorëheqjen,
- Korrupsionin me bordet dhe pasuritë publike si cënim të energjisë njerëzore dhe materiale të Kosovës – Shefat nuk e dhanë dorëheqjen,
- Dialogun si fatalitet dhe marrëveshjen si ngutí e kthyen në mendësi të varësisë së Kosovës prej Serbisë – Shefat nuk dhanë përgjigje
- Mashtrimin se shkeljet e tyre vinin prej presionit të ndërkombëtarëve – Shefat nuk e dhanë dorëheqjen,
- Rrënimin e reciprocitetit që është kusht i subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës – Shefat nuk e dhanë dorëheqjen.
- Bashkëpunimin më të fortë me forcat më reaksionare të Tiranës zyrtare – Shefat nuk e dhanë dorëheqjen,
- Rehabilitimin e politikës së Beogradit në Kosovë – Shefat nuk e dhanë dorëheqjen,
- Shkëmbimin e territorit si fataliteti se shqiptarët duhet t’i dhurojnë patjetër diçka Serbisë – Shefat nuk e dhanë dorëheqjen,
- Nënshtrimin ndaj figurave ndërkombëtare proserbe si Mogherini dhe Grenelli – Shefat nuk e dhanë dorëheqjen,
- Ndërtimin e një sistemi oligarkik dhe mediatik për ta cënuar publikisht trupën qytetare – Shefat nuk e dhanë dorëheqjen,
- Implikimin e Kushtetueses në akte antikushtetuese vetëm për të mbajtur me çdo kusht pushtetin – Shefat nuk e dhanë dorëheqjen,
- Rrënimin moral dhe ligjor të KQZ-së vetëm për të mbrojtur me çdo kusht mbetjen e tyre në pushtet – Shefat nuk e dhanë dorëheqjen,
- Fyerjen dhe pengimin e votës së mërgatës – Shefat nuk e dhanë dorëheqjen,
- Direktivën për me i harru krimet serbe dhe gjenocidin serb, duke e thënë këtë publikisht si dhe duke u përkuluar para varrit të paramilitarëve serbë – Shefat nuk e dhanë dorëheqjen,
- Zhytjen e Kuvendit në lojëra të pista, si ndëshkim dhe tallje me institucionin më të lartë të Republikës – Shefat nuk e dhanë dorëheqjen,
- Arrestimin dhe gjykimin politik disa herë të Albin Kurtit që sot është më i votuari i Kosovës – Shefat nuk e dhanë dorëheqjen
- Largimin e dëshpëruar të qytetarëve, aq sa dhe lufta nuk kishte mundur ta bënte – Shefat nuk e dhanë dorëheqjen.
- Rrëzimin e qeverisë së shpresës dhe pengimin e zgjedhjeve – Shefat nuk e dhanë dorëheqjen
- Dëmtimin e PTK-së, shitjen ose faljen e KEK-ut, autostradat pa kontratë, përvetësimin e tokave dhe gotën e shampanjës, përpjekjen për me fut në pronësi të Ujmanit Kosovën – Shefat nuk e dhanë dorëheqjen,
- Ngulitjen e opinionit se partia është para atdheut – Shefat nuk e dhanë dorëheqjen.
Dhe atëherë mendoni se ç’do të thotë për këta me qenë sot në opozitë. Në kokën e tyre e kanë të ngulur thellë idenë se mund t’i bësh keq pafund Republikës dhe çdo gjë harrohet e falet. Prandaj kësi lloj shefash nuk e kanë hiç ndër mend të japin dorëheqje. Kjo është kapja e shtetit, kapja e institucioneve të gjyqësorit, të legjislativit, të elektoratit, të anëtarit të partisë, të vetë partisë: mendimi se ke të drejtë të shkatërrosh pa fund dhe të mos ndëshkohesh aspak. Përkundrazi, janë po këta që deklarojnë se janë të nderuar me punën e tyre dhe se do të bëjnë opozitën. Por nuk thonë se Lëvizja duhet të zgjidhë hallet ku ata vetë e kanë shtënë Kosovën. Është pra disi e pamundshme të mendosh se këto parti mund të rigjenerojnë një mendim e strukturim të ri. Mes tyre dhe antëtarësive të tyre koha ka ndalur dhe nuk shpresohet që të reflektojnë ndonjëherë as për një mendim të ri të republikës e as për një funksionim të ri të demokracisë. Ndaj e tërë politika e tyre është ajo e pengimit. Asgjë më shumë deri tani, të rinjtë e tyre janë rekrutë të të vjetërve. Shpresa e tyre është se mund të luajnë me zgejdhjen e presidentit. Ne do t’i shohim në ditët në vazhdim. Realiteti i sotëm politik është një parti e parë dhe shumë parti të treta.
©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara
- CILA ËSHTË E ARDHMJA E BALLKANIT PERËNDIMOR?
- Lindur në Tiranë më… Tashmë në rrugën Torino-Prishtinë 13-15 shkurt 2021
- Çfarë ndryshon fitorja e VETËVENDOSJE!-s dhe listës së Vjosa Osmanit?
- Për shefat që nuk japin dorëheqje
- Një brezi i ri për qeverisjen e Kosovës.
- 14 Shkurt: institucionet kthehen në mbrojtje të shtetit