
Një qytetar që jeton në Tiranë dhe do të ndërroj pllakat e banjos, duhet të punësoj një arkitekt dhe një inxhinier ndërtimi, të hartojnë projektet për zëvendësimin e pllakave të banjos, ta formosin dhe të deklarojnë që mbajnë përgjegjsi për projektin e banjos, pastaj kryhet aplikim në bashki i cili mund të rrefuzohet disa herë sepse projekti i banjos nuk përputhet me dokumentat e planifikimit.
Pasi bëhen të gjitha ndryshimet nga hartuesit e veprës miratohet projekti me firmën e vetë kryetarit të bashkisë z. Veliaj.
E merr miratimin dhe fillon punimet, për inspektim në objekt vijnë inspektorët sipas rradhës: Inspektorët e Policisë Bashkiake ; inspektoriati Vendor i mbrojtjes së territorit; i plotfuqishmi i zonës nga Policia e Shtetit dhe në fund ekspertët më të kualifikuar për kontrollin e punëve të ndërtimit Patrulla e Policis së rendit.
Të gjithë e kan të njëjtin justifikim pse kan ardhur ” kemi denoncim me foto nga qytetarë”!
Ja pra se si funksionon shteti kur ka shtet, angazhim maksimal për kontrollin e çdo wc të kryeqytetit që riparohet!