Përfundon numërimi në Kosovë/ Kryeson LVV-ja, Vjosa Osmani thyen rekord historik, siguron mbi 200 mijë vota

User4

Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, ka shënuar rekord me 47.85% të votave, ose të konvertuara ndryshe 378.550 qytetarë që u kanë besuar drejtimin e shtetit.

0 0

Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të diasporës ato me kusht për të cilën nuk është përcaktuar datë se kur do të numërohen. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, ka shënuar rekord me 47.85% të votave, ose të konvertuara ndryshe 378.550 qytetarë që u kanë besuar drejtimin e shtetit.

Vendin e dytë pas LVV-së, e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 17,41 për qind të votave, dhe pas saj LDK-ja me 13,08 për qind. Ndërkaq, AAK e Ramush Haradinajt ka marrë 7,43 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, 2,60 për qind. Edhe Lista Serbe nuk zhgënjeu, duke fituar mbi 99% të votave në Mitrovicën e Veriut, por kësaj herë ka të zgjedhur edhe nga komunitetet e tjera. Kuvendi i saj ka 120 ulëse, ku 20 do të jenë të rezervuara vetëm për ta, duke përfshirë edhe dy poste ministrore.

Ndërkohë, Vjosa Osmani ka shënuar rekord me numrin e lartë të votave. Deri më tani aji ka siguruar mbi  206,570 vota rezultat që mund të ndryshoj pasi të numërohen votat e diasporës dhe ato me kusht.

Çfarë ndodhi gjatë zgjedhjeve në Kosovë?

Më 14 shkurt, ditë që përkoi edhe me Shën Valentinin, qytetarët e Kosovës por edhe ata që jetojnë jashtë vendit zgjodhën me votë emrat që do të jenë pjesë e parlamentit të ri. Në zgjedhjet në Kosovë garuan 28 subjekte politike për 120 vende në parlament. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, të drejtë vote kishin 1.794.862 qytetarë. Pjesëmarrja në votime ishte 46.90 %, më shumë se në vitin 2019.

Zgjedhjet e Kosovës spikatën kësaj here pasi partitë politike garuan me emra konkretë për postin e kryeministrit, i cili zgjidhet më pas nga Kuvendi. VV kishte Albin Kurtin si kandidat për kryeministër, i cili nuk u lejua të garonte nga KQZ për shkak të problemeve me ligjin. LDK garoi me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin dhe PDK me Enver Hoxhajn. Synimet janë të forta edhe për postin e presidentit.

Vjosa Osmani është emri i Vetëvendosjes, ndërsa edhe Ramush Haradinaj ka të njëjtën dëshirë për tu emëruar president. Presidenti i ri do të zgjidhet nga parlamenti dhe për zgjedhjen e presidentit në Kosovë duhen 2/3 e deputetëve në sallë dhe zgjedhja mund të arrihet në tri raunde, që në rast se dështojnë atëherë vendi kalon menjëherë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Edhe në rast se presidenti zgjidhet, VV-së i duhen 61 mandate për të krijuar qeverinë e re dhe e ka të nevojshme një parti tjetër në koalicion.

Lexo lajme të tjera:

Rruga Press

Next Post

Biden, në Uiskonsin për të kërkuar mbështetje për paketën e re ekonomike

Presidenti Joe Biden po shmang Kongresin e ndarë, duke iu drejtuar vendit të martën në një takim me qytetarët në Uiskonsin për të kërkuar mbështetje për paketën e tij të shpëtimit ekonomik prej 1.9 trilionë dollarësh. Me ligjvënësit akoma të pasionuar nga gjyqi i javës së kaluar në Senat, ku […]