KryesoreOpinion/Aktualitet

Periskopi që nuk sheh shqip!

Nga Hysamedin Feraj

Periskopi nuk njeh shqipen, në këtë rast fushën semantike që rrethon fjalën pavarësi e Kosovës. Dhe injorancëne vet e paraqet për argument. Edhe këtë e bën sepse nuk di që “ignorantia non est argumentum”!


• Gjithsesi, meqë kam thënë se disa kritikë pranojnë që Albin Kurti “e vendosi” pavarësinë, dje Periskopi shkruan se kam thënë “e solli”. Mirëpo, në mesin e fjalëve, ka dallim ndërmjet “e solli” faktikisht (me mjetet e tij, më saktë e përmbushi kushtin NATO dhe UÇK), “e shpalli” formalisht, juridikisht (Hashim Thaçi”), “e vendosi” efektivisht, në vendin që i përket (Albin Kurti). Secili akt ka rëndësi të madhe. Mirëpo Persikopi nuk e njeh semantikën e pavarësisë, sepse nuk e njeh për vete dhe nuk e ka provuar ndonjëherë shijen e pavarësisë… nga paratë!
• Pavarësia, ndonëse po formalisht, nuk është e vendosur ende efektivisht nëse udhëheqja e Kosovës i bindet udhëheqjes së Serbisë, si në dialogun ilustrues më poshtë:
Vuçiqi: Kosova i ka borxh Serbisë!
Thaçi: Ashtu është.
Vuçiqi: Kosova duhet t’i japë Serbisë territor të Kosovës që t’ia shlyej pak borxhin!
Thaçi: Me dhimbje, por po.
Vuçiqi: Mos fol!
Thaçi: Si urdhëron, por a mund të të shfajësoj?
Vuçiqi: Fol!
Thaçi: Vuçiqi nuk është djalë problematik.
Vuçiqi: Unë nuk e ulë veten e të kërkoj falje për krimet tona në Kosovë!
Haradinaj: Nuk ka nevojë të ulësh dinjitetin tënd, jam i gatshëm ta fal Serbinë pa kërkuar falje ju.
Kjo është qeveria që duam – thërret Periskopi! Ajo shpërdoronte buxhetin financiar, ne buxhetin gjuhësor!
• Mirëpo kjo nuk është vendosje efektivisht e marrëdhënies së pavarur të Kosovës me Serbinë, përndryshe do të kishim qenë të pavarur gjatë gjithë kohës kur udhëheqja e Kosovës i përmbushte kërkesat e Serbisë, duke ushtruar në fakt ndërtimin hierakik të pushtetit.
Tërbimi i Vuçiqit (dhe analistëve mbështetës të tij në Kosovë) kundër Kurtit vjen ngaqë ky vendosi sjelljen efektivisht të pavarur të qeverisë së Kosovës nga qeveria e Serbisë, të pushtetit të Kosovës nga pushteti i Serbisë.
Faktet dhe dialogun ilustrues për këtë mund ta ndërtojë kushdo që ka ndjekur ngjarjet:
Albini: Prano se nuk do ta sulmosh Kosovën!
Vuçiqi: Nuk pranoj.
Albini: Prano pavarësinë e Kosovës!
Vuçiqi: Kurrë
Albini: Vuçiqi është problematiku i Ballkanit;
Vuçiqi: Albini është problem për mua! (Edhe për ne, thërret një kor në Kosovë)
Bota: Vuçiqi po nxit problemet dhe konfliktet në Ballkan.
(E kështu më tej)
Kjo është pavarësia e vendosur në efekt (shkak, rrjedhojë, efiçiencë, veprim)!
• Mirëpo Persikopi nuk di. Për rrjedhojë i budalleps lexuesit që i besojnë.
• Gjithsesi drita e diellit vjen, dhe vjen vetëm nga jashtë Persikopit dhe të ngjashmëve të tij. Fatmirësisht, veç antigazetarisë së Periskopit dhe të ngjashmëve, ekziston shumë gazetari mes shqiptarëve.
Prandaj, mbas ngurrimit të parë, të menduarit qytetar po shkon deri te votuesit për zgjedhjet komunale!

Lexo më shumë  Kurti: Ushtria serbe po zhvillon ushtrime vetëm 30 kilometra larg kufirit të Kosovës.  Serbia paraqet kërcenim për Kosovën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *