Përkeqësohet shëndeti i Alexei Navalny

user3
0 0

Shëndeti i kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny po përkeqësohet dhe ka filluar të humbë ndjenjat në këmbët dhe duart e tij, thotë avokati i Navalny, Vadim Kobzev.

Ai thotë po ashtu se Navalny, i cili është i dënuar për përvetësim, është diagnostifikuar me dy hernie spinale.

Në javën e kaluar, Alexei Navalny filloi grevën e urisë në kërkim për trajtim më të përshtatshëm për dhimbje të shpinës dhe këmbëve. 

Në anën tjetër, Shtëpia e Bardhë tha se raportet për përkeqësimin e shëndetit të tij janë shqetësuese. 

Avokati Kobzev, i cili vizitoi Navalny të mërkurën shkroi në Twitter: 

“Alexei po ecë, por ai ndjen dhimbje gjatë ecjes. Prandaj është shqetësuese që sëmundja e tij po përparon duke humbur ndjenjat në këmbë, duar dhe nyje”.

Në fillim të javës, Navalny 44 vjeçar është shtruar në spitalin e burgut në Pokrov me simptome të sëmundjes respiratore dhe është ankuar për kollitje dhe temperaturë të vazhdueshme.

Next Post

Analiza | Në Shqipëri ka antiamerikanizëm

Nga Sebastjan Zonja Tradicionalisht antiamerikanizmi në Shqipëri ka qenë i majtë. Shaban Murati, intervistë për VOA, 3 dhjetor 2016. Para pak vitesh z. Agron Tufa u detyrua që të ikte në emigrim, apo më saktë në azil, sepse ishte kreu i një Instituti që studionte krimet dhe pasojat e komunizmit. […]