Lajme

Personalitetet botërore mblidhen në Romë, i jepet lamtumira e fundit David Sassolit

YouTube player

Figura politike nga e gjithë bota janë mbledhur mëngjesin e sotëm në kryeqytetin italian, Romë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Presidentit të Parlamentit Evropian David Sassoli, i cili humbi betejën me sëmundjen e rëndë disa muaj më parë.

Presidenti i Parlamentit Evropian, socialdemokrati italian David Sassoli, ka ndërruar disa ditë m♪7 parë në vendlindje, në moshën 65-vjeçare. Sassoli ishte i shtruar në një spital në Aviano-s, të Italisë, aty ku dha dhe frymën e fundit.

Lexo më shumë  Afrimi i Kinës me Rusinë dhe bashkërendimi kundër Amerikës, Xi do të vizitojë Serbinë

Ish-gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë ishte i sëmurë rëndë për më shumë se dy javë. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, Sassoli anuloi të gjitha aktivitetet zyrtare. Presidenti i PE u shtrua në spital në Itali muajin e kaluar për shkak të një komplikacioni serioz me sistemin e tij imunitar. Në shtator,  Sassoli u dërgua në spital në Strasburg, ku u trajtua për një rast të rëndë të pneumonisë. Ai rifilloi detyrat e tij politike në nëntor.

Lexo më shumë  Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Rruga Press

YouTube player