Përvjetorët gjeopolitikë të 10 qershorit

User2
1 0
Shpërndaje

Ngjarje dhe personazhe që bënë histori më 10 qershor

Advertisements

1190- Vdes Frederiku I nga Hohenstaufen, i njohur si Barbarossa, perandori i Perandorisë së Shenjtë Romake. Fushatat e tij të shumta në Itali janë të njohura, për pushtimin e gadishullit nga Komunat Veriore në Mbretërinë e Siçilisë.

1329- Beteja e Pelekanos zhvillohet midis ushtrive bizantine dhe osmane, të udhëhequr përkatëisht nga Andronicus III Palaeologus dhe Orhan I beu i dytë osman (shefi) që nga lindja e perandorisë (1299). Pas një suksesi fillestar bizantin, në fund të betejës do të mbizotërojnë forcat osmane.

1580- Vdes poeti lusitanian Luís Vaz de Camões.

1624- Franca dhe Provincat e Bashkuara nënshkruajnë traktatin e paqes Compiègne. Marrëveshja do të sanksionojë një aleancë të përkohshme midis të dyjave në funksion të përplasjes me Spanjën, një armik i përbashkët për të dy.

1805- Lufta e Parë Barbare: Shtetet e Bashkuara dhe Suedia nënshkruajnë së bashku me Pasha Osmanin Yūsuf Karamanli, traktain e paqes që sanksionon përfundimin e armiqësive.

1878- Lind Lidhja e Prizrenit, Lidhja për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombit Shqiptar, një organizatë e liderëve shqiptarë për të mbrojtur interesat e tyre në një rajon të gjerë dhe për të organizuar mbrojtjen e saj.

1898- Lufta Spanjollo-Amerikane: Marina e SHBA-së zbarkon në Kubë dhe pushton Gjirin Guantánamo.

1916- Lufta e Parë Botërore: sherifi i Mekës al-Husein ibn Ali, pas marrëveshjes me aletatët për garantimin e pavarësisë së plotë të Gadishullit Arabik, pas një fitoreje në të ardhmen mbi ushtrine osmane, fillon revoltën Arabe kundër perandorisë osmane.

1918- Lufta e Parë Botërore: SMS Szent István (Santo Stefano në historiografinë italinae, në emër të shenjtorit hungarez), luftanije perandorake Kriegsmarine dhe Flota Detare Mbretërore Austro-Hungareze, u fundosën pranë ishullit Premuda, në Dalmaci, pas një sulmi nga anijet me silurë italiane. Ngjarja do të mbahet mend si Kompania Premuda.

1924- Giacomo Matteotti rrëmbehet dhe vritet nga një skuadër fashiste.

1934- Italia fiton Kupën e Botës për herë të parë.

1940- Italia i shpall luftë Francës dhe Mbretërisë së  Bashkuar.

1940- Lufta e Dytë Botërore: ushtria norvegjeze i dorëzohet Wehrmacht. Pushtimi gjerman i Norvegjisë do të zgjasë deri në fund të luftës në Evropë në maj 1945.

1946- Gjykata e Kasacionit shpall zyrtarisht rezultatet e referendumit të 2 qershorit. Shpallet lindja e Republikës Italiane.

1967- Lufta Gjashtë Ditore përfundon me pushtimin nga Izraeli të Gadishullit Sinai dhe Lartësive Golan.

1990- Alberto Fujimori zgjidhet president i Perusë.

2000- Vdes Afiz al-Asad, babi i Baššār al-Asad.

Përktheu Rruga Press

Burimi: https://www.limesonline.com

©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara



Next Post

Pse dy televizionet më të mëdha në Shqipëri nuk raportojnë përplasjen Kurti-Brnabiç

ShpërndajeShkruan Dritan Mata Sot, e enjte, më 10 qershor 2021, në Tiranë u mbajt Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë Samit ishin pjesëmarrës krerë të lartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe Komisionerin Europian për Zgjerim, Oliver Varhelyi. Normalisht, ky samit nuk mund të shkonte pa polemika […]