Përvjetorët gjeopolitikë të 9 qershorit

User2
1 0
Shpërndaje

Ngjarje dhe personazhe që bënë histori në 9 qershor

68- Vdes perandori romak Nero.

721- Odo i Madh, Duka i Akuitanisë, së bashkur me një ushtri frankësh nga Neustria, përplaset me forcat e valiut të al-Andalus Al-Samh ibn Mālik në Tuluzë. Fitorja e Visigothëve do të jetë vendimtare, së bashku me atë të Poitiers në 732, në frenimin e avancimit Arab përgjatë Gadishullit Iberik.

1448- Alfonso V, i njohur më vonë si “Afrikani”, bëhet mbret i Portugalisë.

1672- Lind Pjetri i Madh.

1815- Mbyllet Kongresi i Vjenës.

1815-Falë marrëveshjeve të arritura me Kongresin e Vjenës, Luksemurgu shpall pavarësinë e vetë nga pushtimi francez.

1885- Me traktatin e Tianjin-it, Kina tërheq trupat e vetë nga Tonchino, të uzurpuar nga francezët.

1898- Me Konventën e Pekinit, Kina i kërkon Mbretërisë së Bashkuar territoret në Hong Kong për 99 vjet.

Advertisements

1908- Sovrani i Mbretërisë së Bashkuar, Edoardo VII, shkon në Shën Petersbug për vizitë te cari Nikola II. Vizita e parë zyrtare në Rusi e një sovrani britanik.

1916- Lind Robert McNamara, sekretar i shtetit amerikan nga 1961 deri më 1968.

1923- Në Bullgari ndodh një grusht shteti ushtarak. Ministri i parë Aleksandë Stambolijski kapet dhe vritet pas pak ditësh.

1936- Galezzo Ciano nominohet nga Musolini ministër i Jashtëm.

1944- Lufta e dytë botërore: ushtria sovjetike lëshon një sulm në Karelinë lindore, e uzurpuar nga finladezët në 1941.

1959- Lëshohet USS George Washington (SSBN-598), anija e parë e klasës së saj të nëndetësve të raketave balistike. Ai do të bëhet funksional në dhjetorin vijues.

Advertisements

1983- Margaret Thatcher fiton zgjedhjet dhe konfirmohet Kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar.

1999- NATO dhe Serbia  nënshkruajnë marrëveshjen ushtarako-teknike mbi armëpushimin në Kosovë.

Përktheu Rruga Press

Burimi: https://www.limesonline.com

©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara
Next Post

Euro 2020/ UEFA shtrëngon masat në Angli, tifozëve iu kërkohet pasaporta e vaksinimit ose testin për të hyrë në “Wembley”

Shpërndaje UEFA thotë se personat të moshës 11 vjeç e lart mund të tregojnë provën e vaksinimit të plotë, me të dyja dozat.Ata që nuk janë vaksinuar plotësisht duhet të tregojnë provën e një tamponi negativ të marrë brenda 48 orëve. Tifozët që do të jenë të pranishëm në ndeshjet […]