Sport

Pezullimi i ndeshjes Brazil-Argjentinë, reagon FIFA

FIFA theu heshtjen pas skenave të pabesueshme që u panë mbrëmjen e së dielës, gjatë ndeshjes Brazil-Argjentinë, në “Arena Corinthias” të Sao Paulos, ku autoritetet shëndetësore braziliane hynë në fushë për të nxjerrë nga stadiumi 4 lojtarë argjentinas, të cilët nuk kishin kryer karantinimin pasi hynë në vend nga Anglia.

Organi drejtues i futbollit botëror publikoi një komunikatë, duke reaguar pasi supersfida u pezullua vetëm 5 minuta pasi kishte nisur dhe duke bërë me dije se do të analizojë faktet dhe do të mendojë ndëshkime të mundshme për përgjegjësit e asaj që ndodhi.

Lexo më shumë  Futbollistët shqiptarë që janë shpallur kampionë në Itali

“FIFA është e keqardhur për skenat që u panë në ndeshjen Brazil-Argjentinë dhe që çuan në pezullimin e saj, duke mos lejuar miliona tifozë në të gjithë botën që të shikonin përballjen mes dy prej kombëtareve më me peshë të futbollit botëror. FIFA ka marrë informacionet e para dhe organet e saj disiplinore do t’i analizojnë ato për të marrë vendimet përkatëse”, lexohet në komunikatë.

Lexo më shumë  Futbollistët shqiptarë që janë shpallur kampionë në Itali

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *