BallinaBota

Politikani i quajtur Adolf Hitler, fiton në zgjedhjet lokale të Namibisë

Një politikan me emrin Adolf Hitler, ka fituar një garë elektorale, në shtetin e Namibisë.  Adolf Hitler Uunona u zgjodh me 85% të votave, në ish koloninë e Gjermanisë.

Hitler, i tha Bild, se “nuk ka asnjë lidhje me ideologjinë naziste”.

Ai ka shpjeguar se emrin ja ka vendosur babai, i cili me siguri nuk e kishte fare idenë se çfarë ideologjie përqafonte Hitleri.

“Babai ma vuri emrin prej atij njeriu. Me siguri ai nuk e kuptonte se çfarë ishte Adolf Hitleri. Kur isha fëmijë më dukej një emër shumë normal. Gjatë adoleshencës, kuptova se ky njeri donte të pushtonte botën”, thotë ai.

YouTube player