Sport

Polonia, me mungesa ndaj Shqipërisë!

Polonia është një kundërshtar i fortë, provën e fundit e dha në “Euro 2020”, ku ndali në barazim Spanjën, një nga skuadrat me më shumë potencial të turneut kontinental, e megjithatë trajneri Paulo Sousa duhet të përballet me disa probleme për ndeshjen e 2 shtatorit, përballë Shqipërisë.

Në një prononcim të fundit për mediet vendase, trajneri portugez ka konfirmuar mungesën e dy lojtarëve të rëndësishëm për sfidën me kuqezinjtë. Duke nisur nga ajo e Mateusz Klich. Mesfushori i Leeds humbi përballjen e së dielës me Burnley-n, pasi rezultoi pozitiv në një test të Koronavirusit, dhe Sousa konfirmoi se Klich nuk mund të jetë me skuadrën për tri ndeshjet e radhës për Poloninë.

Lexo më shumë  Turizmi nuk po nxit prodhimin vendas në Shqipëri, por importet

Gjithashtu, trajneri u shpreh se Klich nuk është i vetmi, pasi është në pritje të lajmeve nga Napoli për Piotr Zielinskin, një lojtar thelbësor i skuadrës, i cili është i dëmtuar. Trajneri shtoi se shpreson që ta ketë në dispozicion Zielinskin për ndeshjen me Anglinë, që Polonia do ta luajë në 8 shtator, pas ndeshjeve me Shqipërinë dhe San Marinon, dhe duke u besuar fjalëve të trajnerit, mesfushori nuk do të jetë përballë kuqezinjve të Rejas, mbrëmjen e së enjtes, edhe pse Sousa e ka përfshirë në listën e të grumbulluarve për takimet e radhës, ku spikatin edhe të tjera mungesa të rëndësishme, duke nisur nga ajo e Kryzstof Piatek, Dawid Kownacki, Kacper Kozlowski dhe Sebastian Szymanski.

Lexo më shumë  Futbollistët shqiptarë që janë shpallur kampionë në Itali

Gjithsesi, pavarësisht mungesave, Polonia mund të mbështetet te një skuadër e fortë si organikë dhe emra, ku pa dyshim spikat një ndër qendërsulmuesit më të mirë në botë, për momentin, Robert Lewandowski.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *