Portet kryesorë të Kinës raportojnë rritje të vëllimit të përpunimit të kontejnerëve

user3
0 0

Portet kryesorë të Kinës raportuan rritje të vëllimit të përpunimit të kontejnerëve në mes të prillit.

Shoqata e Porteve e Kinës njofton se midis 11-20 prillit trafiku i kontejnerëve në tetë portet kryesore të Kinës u rrit me 17.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa tregtia e jashtme u shtua me 22.3 për qind.

Rritja e vëllimit të përpunimit të kontejnerëve në portin Zhoushan të Ningbo-s e tejkaloi 30 për qind, ndërsa portet e Shangait, Xiamen-it dhe Shenzhen-it regjistruan secili rritje mbi 20 për qind.


Next Post

FDA gati të miratojë përdorimin e vaksinës te fëmijët 12 deri 15 vjeç

Administrata e Barnave dhe Ushqimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (FDA) është e gatshme të miratojë përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech tek fëmijët të moshës 12 deri në 15 vjeç. Autorizimi pritet të jepet javën e ardhshme, tha për CNN një burim i qeverisë federale. Pfizer ka kërkuar autorizim për […]