Pozicion jashtë loje tashmë

user3
0 0

Editorial nga RrugaPress

Në vendimin e fundit, Zaev-Mickoski, për të shtyrë për në shtator regjistrimin e popullsisë në vend , ashtu sikurse edhe diasporën, me variabla etnikë, religjioz, statusor-pronësor, etj, nuk është gjë tjetër veçse thyerje e rendit politik të vendosur në Gusht të 2001-shit.

Pas nënshkrimit të M.O-së, Arbën Xhaferi e mori fjalën dhe i’u drejtua qytetarëve në Gjuhën Shqipe, duke ju referuar nenit të 6 të kësaj marrëveshjeje, që e kishte nënshkruar para 1 minuteje. Në konferencë për shtyp qëndroi Imer Imeri i PPD-së dhe komuniteti ndërkombëtar, por jo Branko Cërvenkoski i SDSM së dhe Lubço Gjergjievski i SDSM së. Ata në formë proteste e lëshuan konferencën.

Qysh atëherë, në mbamendjen time nuk ravijëzohet ndonjë vendim politik me efekte të mëdha në jetën e qytetarëve, nga ligji i mangët për gjuhët, deri te Marrëveshja e Prespës, që SDSM dhe VMRO të kenë guxuar, ta marrin as edhe një vendim pa faktorin shqiptar.

Shtyrja e censusit pra, me dualizmin SDSM VMRO na tregon një të vërtetë të hidhur.

Shqiptarët si përfaqësim tashmë nuk përbëjnë faktor.

Rasti duhet gjykuar apriori si politikë në formën e vetë më të kulluar, veçse duke përjashtuar, ndoshta për herë të parë pas konfliktit të 2001-shit, faktorin shqiptar.

U takua Zaevi dhe Mickoski dhe shprehën vullnetin e tyre pa pyetur askënd.

Kjo nuk i ngjan as demokracisë konsensuale të BE-së as asaj mazhoritare biles të SHBA ve, por se takimeve të kahmotshme të viteve 90, kur SDSM dhe VMRO takoheshin mes vete për ta ndaluar në gjenezë çdo nismë të shqiptarëve.

Nga kjo pikëpamje, ky vendim i sotshëm është vendim historik, i cili na kthen para Marrëveshjes së Ohrit.

Na kthen, te Gligorovi me Millosheviqin, te Crvenkoski me Gjeorgjievskin, kur vendimet e tyre preknin jetët e çdo qytetari shqiptar, por që vetë ata në majën e përfaqësimit të tyre nuk kishin fuqi (dije, aftësi e guxim) të ndryshonin asgjë.

Pa marrë parasysh natyrën e çështjes, proceduralisht, kjo ishte një sfidë që theu rendin e vendosur nga Marrëveshja e Ohrit.

Një qeveri e pakicës, mori një vendim kaq ekzemplar, sikur t’i kishte 80 dhe jo 60 vota. Ky është një turp i pashembullt.

Rruga Press

© Të gjitha të drejtat të rezervuara

Next Post

Biden: Deri në 19 prill do të vaksinohen 90% e të rriturve

Këtë deklaratë Biden e bëri dje, gjatë njoftimit për zgjerimin fushatës së vaksinimit në të gjithë SHBA-në. Presidenti Joe Biden, ka deklaruar se 90% e të rriturve në SHBA do të kenë mundësi të vaksinohen deri më 19 Prill. Këtë deklaratë Biden e bëri dje, gjatë nj0ftimit për zgjerimin fushatës […]