
Shkruan Donik Sallova
18 shkurt 2021: Me këtë rezultat zgjedhor çështja e zgjedhjes së presidentit është fakt i kryer, sepse në këtë rrethanë çeshtja e kuorumit është formalitet, madje ceremonialitet. Sovrani ia ka deleguar VV-së vullnetin për ta përfaqësuar politikisht në Kuvend me shumicë absolute, ndërkaq kushtetuta ka përcaktuar se çfarë mund të bëhet me shumicë absolute në Kuvend: pra mund të zgjedhet edhe presidenti, sepse kjo është zgjedhja e popullit. Edhe po të kishim zgjedhje direkte nga populli me këtë rezultat presidenti do të zgjedhej që në raundin e parë.
Kuorumi është obligim kushtetuese i deputetëve, ai nuk është instrument politik shatnazhues për ndarje të pushtetit ekzekutiv, nuk është vazhdim i betejës së humbur elektorale. Madje, me këtë rezultat që ka marrë VV, partitë opozitare jo vetëm që e kanë detyrim kushtetues të jenë në Kuvend për t’ia mundësuar Kuvendit realizimin e funksionit të vet zgjedhës, por e kanë edhe detyrim moral, edhe si refleksion për humbjen, ta votojne kandidatin e VV-së për president, si njohje të vullnetit të popullit të shprehur me 14 shkurt. Populli nuk i fali makinacionet e 25 marsit 2020, kur u pengua dhe u deformua vullneti i tij i shprehur me 6 tetor. Prandaj mos t’i kërkohet popullit me zgjedhje të reja që t’ia garantojë VV-së kuorumin prej 2/3 për zgjedhjen e presidentit me 61 vota. Opozites po i kërkohet të reformohet e jo të vetshkatërrohet!
20 shkurt 2021: Ka të atillë që mendojnë se qeveritë e Kosovës duhet të formohen dhe të rrëzohen vetëm për dialogun me Serbinë, thua se në Kosovë nuk ka asnjë punë tjetër për t’u bërë, thua se nuk e kemi shpallë pavarësinë nga Serbia pikërisht për t’u marrë vet me punët tona. Akoma pa u zgjedhur qeveria e re homo-dialogus-ët e politikës e të medias tregojnë se cila duhet të jetë detyra kryesore e qeverisë: vazhdimi i dialogut sipas preferencave të Vuçiqit. Patjetër që dialog do të ketë, por jo turr e në dialog pa vendosur disa parime, pa përcaktuar disa interesa dhe pa bërë një refleksion mbi atë çfarë është arritur deri më tani, duke bërë pyetjen themelore: a janë normalizuar raportet mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete përmes këtij dialogu apo jo? Apo Serbia përmes dialogut i ka çuar përpara interesat e saj shtetërore në Kosovë. Të reflektojmë një herë e të kujtojmë se për çfarë nisi dialogu me Serbinë në vitin 2011 dhe ku përfundoi ky dialog. Nuk është aspak obligim i qeverisë së re që ta vazhdojë dialogun sipas mënyrës së gabuar të qeverive të vjetra. Dialogu me Serbinë vetëm në kontekst të normalizimit të raporteve ndërshtetërore e mbi baza të reciprocitetit!
Rruga Press
- Loja e poshtër e Hashim Thaçit ndaj bashkëluftëtarit të tij Rexhep Selimi
- Retro/ Bomba e Çedomir Jovanoviç: Vuqiç dhe Putin kanë bërë gati pazarin e rrezikshëm për Kosovën dhe Bosnjën!
- Ti mundesh, po pastaj edhe nuk mundesh!
- Ti mundesh, po pastaj edhe nuk mundesh!
- Pse po protestojnë spanjollët pas burgosjes së një reperi?
- ANTON PANÇEV: MAQEDONIA E VERIUT NUK MUND TË HYJË NË BE ME KËTË IDEOLOGJI ABSURDE