Presidentja e Kosovës reagon për zgjedhjet në Shqipëri, nuk përmend kryeministrin Rama

User1
0 0

Presidentja Vjosa Osmani uron Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Në një postim në Twitter, ajo nuk e përmend kryeministrin Edi Rama, i cili kohë më parë gjatë vizitës së saj në Tiranë nuk qëndroi në Parlament për të ndjekur fjalimin e rastit si Presidente e Kosovës.

“Urime Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Përgëzoj Partinë Demokratike dhe gjithë partitë e tjera për garën zgjedhore. Uroj që të gjithë përfaqësuesit politik të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën”, shkruan Osmani në Twitter.

Rruga Press


Next Post

Albin Kurti: “Non-papers” mund ta kenë prejardhjen në Beograd dhe Moskë, por jo në perendim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pretendon se dokumentet “non paper” të publikuara në ditët e fundit nga mediat në Ballkan, mund ta kenë prejardhjen nga Beogradi dhe Moska. “Nuk besoj që autorët e këtyre janë kryeqytetet perëndimore, sigurisht që jo SHBA-ja dhe as ato evropiane. Besoj që kjo vjen nga […]