Problemet me pasurinë/ Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtares Marinela Osmani

RrugaPress2
0 0
Shpërndaje

Komisioneri Publik ankimon vendimin e 11 Shkurtit të dhënë nga KPK, që konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Tiranës Marinela Osmani (Nuni), komanduar si këshilltare në KLGJ.

Ka qenë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit që rekomandoi ankimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të magjistrates, duke ngritur pikëpyetje mbi kriterin e pasurisë.

Marinela Osmani (Nuni) është bashkëshortja e Gentian Osmanit, ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, Gentian Osmani, i shkarkuar më herët nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit për probleme me pasurinë e familjes.

Tanimë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të marrë në shqyrtim edhe rastin e Marinela Osmanit.


LAJME:

Next Post

Shkencëtarët tregojnë pse duhet të hiqni dorë nga kafeja

ShpërndajeKafeja është një burim energjie për shumë njerëz në botë. Ka njerëz që nuk e imagjinojnë ditën pa një kafe e ka të tjerë që mund të pinë mbi 4 filxhanë në ditë. Sidoqoftë, shkencëtarët prej shumë kohësh janë marrë me teorinë se a është e dëmshme kafeja për organizmin […]