Lajme

Prokuroria bullgare: Do dërgojmë 6 hetues dhe 3 prokurorë për aksidentin tragjik

Një ekip prej gjashtë hetuesish bullgarë dhe tre prokurorë do të punojnë në procedurën parahetimore të aksidentit që ndodhi në Bullgari ku humbën jetën 46 persona.

Zëdhënësja e kryeprokurorit Ivan Geshev , Siika Mileva tha ditën e sotme se një ekip prej gjashtë hetuesish nga Shërbimi Hetimor Kombëtar dhe tre prokurorë nga Prokuroria e Qarkut në Pernik do të punojnë në procedurë paraprake për aksidentin e rëndë rrugor në autostradën Strumë, ku humbën jetën 46 persona.

Lexo më shumë  Investigimi i RAI3/ Çfarë e tërboi Edi Ramën te investigimi i medias italiane

Sipas NOVA, ajo gjithashtu theksoi se prokurorët e Departamentit Ndërkombëtar pranë Prokurorisë së Lartë të Kasacionit (KKKK) kanë ofruar ndihmë dhe koordinim të plotë në lidhje me dërgimin e kërkesës për ndihmë juridike, duke pasur parasysh natyrën ndërkombëtare të rastit.

Kryeprokurori Ivan Geshev do të dërgojë në Shkup një prokuror dhe hetues nga ekipi, të cilët do ta dorëzojnë kërkesën për ndihmë juridike në Prokurorinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në funksion të shpejtësisë dhe efikasitetit, ekipi i dërguar do të marrë personalisht dokumentet e kërkuara.

Lexo më shumë  Nisin zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut

“Për identifikimin e shtetasve të vdekur, ekipi bullgar do të marrë në vend profilet e ADN-së të familjarëve të të vdekurve në mënyrë që të krahasohen me profilet e ADN-së së viktimave, përkatësisht të identifikohen sa më shpejt që të jetë e mundur”, sqaroi Mileva.

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *