Prokuroria thotë se po heton çdo rast që ka të bëjë me procesin zgjedhor, s’jep detaje

User1
0 0

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula, ka njoftuar të mërkurën se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe prokuroritë themelore janë duke hetuar të gjitha rastet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 14 shkurtit.

Duke mos dhënë detaje se për çfarë raste bëhet fjalë, në një njoftim për media, është thënë se “informatat që kemi në dispozicion aktualisht nuk mund t’i ndajmë me publikun ngase mund të dëmtohen hetimet”.

Dyshime për keqpërdorime në procesin zgjedhor ka pasur për votat për komunitetin boshnjak dhe atë rom. Partitë që deri tash ishin në Kuvend nga këto komunitete kanë akuzuar Listën Serbe se ka organizuar votime për parti të tjera vetëm që të zgjerojë ndikimin në Kuvend. Në shumë hapësira ku s’ka fare romë apo boshnjakë, parti të caktuara kanë marrë shumë vota.

Probleme ka pasur edhe me votat nga jashtë.

Rruga Press


Next Post

Situata me pandeminë/ A do të rikthehet karantina totale? Flet zv.ministrja e Shëndetësisë

Shqipëria po përballet me situatën më të vështirë nga pandemia që prej fillimit të saj. Koronavirusi dhe mutacionet e tij ende të pakonfirmuar kanë kaluar në trasmetim komunitar. Mbi 1 mijë persona konfirmohen të infektuar në ditë, me dhjetra të prekur të tjera që nuk hyjnë në sistemin publik, po […]