Lajme

Protesta në Laknas, banorët përplasen me policinë kundër ndërtimit të thertores: Duan të na sjellin derrat këtu, pyllin e kemi mbjellë vetë!

YouTube player

Banorët e Laknasit janë rikthyer sot në protestë kundër ndërtimit të një thertoreje në zonën e njohur si “Plepat e Brukës”, e vetmja hapësirë publike e gjelbër e fshatit.

Banorët kërkojnë që projekti të mos nisë zbatimin, ndërsa kanë deklaruar se veprimet e autoriteteve janë të paligjshme. Sipas tyre, prerja e pyllit për të ndërtuar një thertore e bën të papranueshëm projektin.

“Jemi kundër thertores, derrat duan të sjellin te ne? Ne s’hamë mish derri”,-u shpreh njëri prej tyre.

“Na prish ambientin, ne e kemi mbjellë vetë pemët duan të na prishin ambientin që kemi krijuar vetë. Policia është mbështetësja e hajdutit, kanë ardhur që në 7 të mëngjesit se s’ka shtet dhe qeveri. Policia është bashkuar me hajdutin, me serbin. Burri im ka vdekur nga zemra për këtë çështje. Në nevojtoret e Tiranës nuk jetohet. Le të vijë policia dhe të jetojë në shtëpitë tona, nuk flihet. Ne po mbrojmë ajrin”,-tha një nga gratë e pranishme në protestë. 

Projekti për ndërtimin e thertores së Laknasit ka nisur që prej shkurtit të vitit 2019. Banorët e kanë kundërshtuar që prej fillimit këtë projekt që cënon shtëpitë e tyre për shkak të afërsisë me thertoren e derrave. Por edhe pse kryetari Xhelal Mziu u largua, i njëjti projekt ka marrë jetë edhe me kryebashkiakun Rakip Suli. Edhe pse çështja është tashmë në dyert e gjykatës, ku pritet që Apeli i Tiranës do të japë verdiktin se a mund të ndërtohet 5 minuta larg banesave një thertore, bashkia e Kamzës vazhdon duke i dhënë leje kompanisë për të ndërtuar.

Lexo më shumë  ​Bislimi kërkon heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *