Lajme

Protestë kundër ndërtimit të HEC-it të Skavicës në Dibër

Qindra qytetarë u mblodhën sot në një protestë të thirrur nga shoqata për mbrojtjen e Luginës së Drinit të Zi. Protesta u zhvillua në bulevardin “Elez Isufi”, ku thirrjeve kundër ndërtimit të Skavicës, të shoqatës iu bashkuan intelektualë, drejtues të shoqatave të tjera dhe qindra qytetarë. Ato firmosën edhe një peticion që do t’i dërgohet qeverisë dhe Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Lexo më shumë  Vuçiqit i pengon prania e grave shqiptare në Këshill të Sigurimit, të cilat janë dëshmi e krimeve të luftës të Serbisë

Me pankarta në duar qytetarët protestuan për rreth në orë, ku shpalosën argumentet e tyre pse janë kundër këtij HEC-i që përmbyt përgjithmonë 32 fshatra, me rreth 12 mijë banorë dhe më shumë se 13 mijë hektarë tokë.

Kryetari i shoqatës për Mbrojtjen e Luginës së Drinit të Zi, Nazmi Drizi thotë se nuk pranohet një vepër që do të mbysë Dibrën, të bëhet “pazar” në Kukës.

Fjalën e morën edhe të tjerë intelektualë, historianë, ekspertë mjedisi të cilët theksuan problematikat që shkakton një rezervuar kaq i madh, jo vetëm për ato që do të zhvendosen, por edhe ato që do të mbetet të jetojnë aty.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *