Protestë në Maqedoni! Protestuesit i kërkojnë presidentit të mos mbrojë terroristët e ’27-prillit’

User1
0 0

Këshilli Organizativ i Protestave i ka kërkuar presidentit të shtetit të mos i mbrojë pasi sipas tyre ato janë ‘teroristë’.

Në Maqedoni është organizuar një protestë ditën e sotme, e cila filloi si pasojë e deklaratës së Stevo Pandarovski për amnistinë e të dënuarve të ‘27 prillit’.

Këshilli Organizativ i Protestave i ka kërkuar presidentit të shtetit të mos i mbrojë pasi sipas tyre ato janë ‘teroristë’ dhe shteti po i mbron ata, gjë e cila kjo bie në kundërshtim me parimet e demokracisë.

 “Sot jemi mbledhur para presidencës por hasëm në një kordon policorë. U mblodhëm për të reaguar kundër deklaratës së Presidentit Stevo Pendarobski, sipas të cilit të dënuarve të 27-prillit duhet tu hiqet termi ‘terrorist’. Presidenti ka shkelur betimin e tij dhe po u sherben vetëm palës maqedonase.Pse asnjëherë nuk I komenton rastet e monitoruara polituke ndaj shqiptareve? Jemi mbledhur ti bëjëm thirrje Pandarovskit që të mos mbrojë terroristët sepse demokracia nuk e lejon një gjë të tillë” – tha një nga protestuesit.

Më 27 prill të vitit 2017 ndodhi një nga ngjarjet më të dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë. Gjatë sulmit të kuvendit nga një grup i madh protestuesit që kundërshtonin zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të këtij institucioni, por edhe ndërrimin e pushtetit, ishin plagosur rëndë kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, të cilët sulmuesit e kishin lënë për të vdekur, kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, deputetja Radmilla Sheqerinska dhe shumë persona tjerë.

Rruga Press


Next Post

Afrimi i Zhoze Murinjos sjell bum ekonomik te Roma. Shikoni rritjen e pabesueshme në bursë

Zyrtarizimi i Zhoze Murinjos si trajner i skuadrës së Romës, ka sjellë një bum ekonomik në skuadrën verdhekuqe, teksa aksionet e klubit janë rritur me masën 11.7% në bursën e përgjithshme. Nga një humbje negative për shkak të rezultateve jo të mira kohët e fundit, aksionet e verdhekuqve janë rritur […]