Gjeopolitikë

Psaki: Uashingtoni nuk ka rënë ende dakord për kohën dhe vendin e bisedimeve të reja me Moskën

Zëdhënësja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jan Psaki tha sot se Presidenti Joe Biden “nuk ka rënë dakord për kohën dhe vendin e bisedimeve të reja me presidentin rus Vladimir Putin”.

Zonja Psaki i referohej komenteve të presidentit rus sot gjatë një konference për shtyp me rastin e fundvitit, i cili tha se shpresonte se negociatat, të cilat do të nisnin në fillim të vitit të ardhshëm dhe në Gjenevë, do të ishin të frutshme.

Por Shtëpia e Bardhë, tha se për asnjë nga këto detaje nuk është rëndë dakord.

Po kështu zonja Psaki iu përgjigj edhe komenteve të presidentit rus, që fajësoi Perëndimin lidhur me tensionet e krijuara në Ukrainë.

Ajo tha se faktet e bëjnë të qartë se i vetmi agresion që po shihet në kufirin e Rusisë me Ukrainën, është rritja e pranisë ushtarake nga ana e Moskës dhe retorika luftarake e udhëheqësit rus.

Po sot Sekretari Blinken bisedoi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Departamenti i Shtetit tha se ata diskutuan rreth shqetësimit të përbashkët në lidhje me praninë ushtarake të Rusisë në kufijtë e Ukrainës, si dhe të ashtuquajturës qasje në dy linja të NATO-s ndaj Rusisë, duke vënë në dukje se Aleanca mbetet e gatshme për dialog kuptimplotë me Moskën, ndërsa qëndron e bashkuar për të mbrojtur aleatët e saj.

Putin: Rusia kërkon garanci ‘tani’, dhe jo konflikt me Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin tha se vendi i tij dëshiron të shmangë konfliktin me Ukrainën dhe Perëndimin, por ka nevojë për një përgjigje “të menjëhershme” nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj ndaj kërkesave për garanci sigurie.

Ukraina ndodhet në qendër të tensioneve në rritje Lindje-Perëndim. Shtetet e Bashkuara dhe Kievi akuzojnë Rusinë se po planifikon një sulm të ri ndaj fqinjit të saj jugor, një akuzë që Moska e ka hedhur poshtë.

Kjo nuk është zgjedhja jonë (e preferuar), ne nuk e duam këtë“, tha zoti Putin në konferencën e tij vjetore për shtyp kur u pyet mbi mundësinë e konfliktit me Ukrainën.

Ai tha se Rusia kishte marrë një përgjigje fillestare përgjithësisht pozitive ndaj propozimeve të sigurisë që i dorëzoi këtë muaj Shteteve të Bashkuara, të hartuara për të zbutur krizën aktuale. Presidenti rus shtoi se ai ishte shpresonte tek negociatat, të cilat siç tha do të nisnin në fillim të vitit të ardhshëm në Gjenevë.

Lexo më shumë  DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese

Por në një përgjigje të veçantë, mbi të të njëjtën çështje, Presidenti Putin i rriti tonet, duke thënë se NATO e kishte “mashtruar paturpësisht” Rusinë me një valë të njëpasnjëshme zgjerimi që nga Lufta e Ftohtë dhe tha se Moska kishte nevojë urgjente për një përgjigje.

Duhet të na japin garanci dhe menjëherë! Tani!“, tha zoti Putin.

Moska i ka hedhur poshtë akuzat e Kievit dhe të Uashingtonit se po përgatit një sulm ndaj Ukrainës i cili mund të ndodhë në fillim të muajit të ardhshëm duke përdorur dhjetëra mijëra trupa ruse, të dislokuara në kufi me ish-republikën sovjetike.

Rusia thotë se ka nevojë për premtime nga perëndimi, sikurse ai për të mos kryer aktivitet ushtarak të NATO-s në Evropën Lindore. Moska thotë se forcimi i lidhjeve të Ukrainës me aleancën perëndimore, kërcënon sigurinë e saj dhe se dislokimi i raketave të NATO-s në territorin ukrainas mund të përdoren kundër saj.

Ne kërkuam që të mos ketë më lëvizje të NATO-s në lindje. Topi është në fushën e tyre, ata duhet të na përgjigjen me diçka“, tha zoti Putin.

Tensionet rreth Ukrainës i kanë zhytur marrëdhëniet Lindje-Perëndim në pikën më të ulët në tre dekada që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Grupi i Shtatëshes kanë paralajmëruar Presidentin Putin se ai do të përballet me “pasoja të rënda”, përfshirë sanksione të ashpra ekonomike, në rast të ndonjë agresioni të ri ndaj Ukrainës./

Ukraina ndodhet në qendër të tensioneve në rritje Lindje-Perëndim. Shtetet e Bashkuara dhe Kievi akuzojnë Rusinë se po planifikon një sulm të ri ndaj fqinjit të saj jugor, një akuzë që Moska e ka hedhur poshtë.

Kjo nuk është zgjedhja jonë (e preferuar), ne nuk e duam këtë“, tha zoti Putin në konferencën e tij vjetore për shtyp kur u pyet mbi mundësinë e konfliktit me Ukrainën.

Lexo më shumë  F-35 ngrihet në qiell! SHBA dhe Koreja e Jugut kryejnë stërvitjen më të madhe ajrore

Ai tha se Rusia kishte marrë një përgjigje fillestare përgjithësisht pozitive ndaj propozimeve të sigurisë që i dorëzoi këtë muaj Shteteve të Bashkuara, të hartuara për të zbutur krizën aktuale. Presidenti rus shtoi se ai ishte shpresonte tek negociatat, të cilat siç tha do të nisnin në fillim të vitit të ardhshëm në Gjenevë.

Por në një përgjigje të veçantë, mbi të të njëjtën çështje, Presidenti Putin i rriti tonet, duke thënë se NATO e kishte “mashtruar paturpësisht” Rusinë me një valë të njëpasnjëshme zgjerimi që nga Lufta e Ftohtë dhe tha se Moska kishte nevojë urgjente për një përgjigje.

Duhet të na japin garanci dhe menjëherë! Tani!“, tha zoti Putin.

Moska i ka hedhur poshtë akuzat e Kievit dhe të Uashingtonit se po përgatit një sulm ndaj Ukrainës i cili mund të ndodhë në fillim të muajit të ardhshëm duke përdorur dhjetëra mijëra trupa ruse, të dislokuara në kufi me ish-republikën sovjetike.

Rusia thotë se ka nevojë për premtime nga perëndimi, sikurse ai për të mos kryer aktivitet ushtarak të NATO-s në Evropën Lindore. Moska thotë se forcimi i lidhjeve të Ukrainës me aleancën perëndimore, kërcënon sigurinë e saj dhe se dislokimi i raketave të NATO-s në territorin ukrainas mund të përdoren kundër saj.

Ne kërkuam që të mos ketë më lëvizje të NATO-s në lindje. Topi është në fushën e tyre, ata duhet të na përgjigjen me diçka“, tha zoti Putin.

Tensionet rreth Ukrainës i kanë zhytur marrëdhëniet Lindje-Perëndim në pikën më të ulët në tre dekada që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Grupi i Shtatëshes kanë paralajmëruar Presidentin Putin se ai do të përballet me “pasoja të rënda”, përfshirë sanksione të ashpra ekonomike, në rast të ndonjë agresioni të ri ndaj Ukrainës./VOA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *