Pse dy televizionet më të mëdha në Shqipëri nuk raportojnë përplasjen Kurti-Brnabiç

User1
3 0
Shpërndaje

Shkruan Dritan Mata

Sot, e enjte, më 10 qershor 2021, në Tiranë u mbajt Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë Samit ishin pjesëmarrës krerë të lartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe Komisionerin Europian për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Normalisht, ky samit nuk mund të shkonte pa polemika dhe përplasje mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili mbron pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës shtet, dhe Ana Brnabiç, Kryeministres së Serbisë, e cila përfaqëson të njëjtat pikëpamje të vjetra shovene, ekspansioniste dhe gjenocidiale të shtetit serb mbi shqiptarët në Ballkan, veçanërisht shqiptarëve të Kosovës.

Advertisements

Ajo çfarë është anormale, është fakti që mediat me ndjekjen më të madhe në Shqipëri, me plot 63.5% të audiencës sipas studimit të fundit të Departamentit të Gazetarisë dhe Autoritetit të Mediave Audiovize, Top Channel dhe TV Klan, nuk raportojnë asgjë në lidhje me këtë përplasje me interes parësor mbi Çështjen Kombëtare. Heshtja institucionale e krerëve më të lartë të Republiklës së Shqipërisë ndaj dënimit të përjetshëm të Ratko Mladiqit për gjenocid në Bosnje, pasohet me heshtje mediatike nga këto dy grupe të mëdha të medias dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në formim dhe informim të popullit të Republikës së Shqipërisë e shqiptarëve më gjerë në rajon.

Interesave të kujt i shërbejnë këto media? Pse i intereson Top Channel-it dhe TV Klan-it që shqiptarët të mos informohen mbi deklaratat e drejta të Albin Kurtit dhe mbi pretendimet shovene, ekspancioniste dhe gjenocidiale të Ana Brnabiqit? Përgjigja është e thjeshtë: Serbisë.

Ashtu siç këto media i shërbejnë Ramës në ruajtjen e pushtetit, me shpërblime të varienteve të ndryshme (bie fjala, koncesione, dhënie e lejeve të ndërtimit për ndonjë pronar, e falje e pronave publike për ndonjë drejtues tjetër të mediave), ashtu edhe kryeministri i Shqipërisë, duke mos i shërbyer interesit publik dhe kombëtar, por atij klanor, shërbimin e drejton kah interesat serbe, që janë kryekëput antishqiptare.

Në një samit ku ndodhet kryeministrja serbe, marioneta ekzotike e idhtarit të Millosheviqit, Vuqiçit, ku gjendet kryeministri i Shqipërisë, i cili nuk i honeps dot shqiptarët po aq sa miku i tij, Sandri (nuk ka më rëndësi për cilin Sandër është fjala), të rrethuar me media që nuk zbardhin ngjarjen, por e fshehin, në këtë vend Albin Kurti është i vetëm.

Dhe shumë mirë që është kështu. Pa miq mes hienash, por me një popull që rri mbas tij, ai potencon edhe më shumë autoritetin e tij politik e moral, bindjen dhe moslëkundjen. Ky lloj polarizimi i ndihmon secilit të shoh edhe më mirë, e të gjykojë edhe më hollë.

Kur populli ynë ta ushtrojë këtë lloj gjykimi, pushteti i medias së pushtetit, bashkë me pushtetin që mbron, do të arrijë pikun e vet, impotencën.

©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara

Next Post

Nga Ramosi deri tek Ibrahimovic: Yjet që nuk do mund t’i shohim në “Euro2020”

ShpërndajeKa mbetur vetëm edhe një ditë deri në vërshëllimen e parë të gjyqtarit për fillimin e Kampionatit Evropian të futbollit. Kombëtaret evropiane që kanë siguruar pjesëmarrjen në këtë kompeticion të rëndësishëm kanë me vete yjet e saj në mënyrë që të arrijnë sa më lartë në “Euro2020”. “TheSun” ka publikuar […]