Publikuan SKANDALIN me të dhënat personale/ Gazetarët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku thirren në SPAK për të dëshmuar

User1
0 0

Gazetarët e njohur që publikuan databazën janë thirrur ditën e sotme në orën 13:30 për te dëshmuar ne prokurori lidhur me këtë çështje.

Drejtuesit e Lapsi.al Armand Shkullaku dhe Andi Bushati janë thirrur ditën e sotme në SPAK për të dëshmuar në lidhje me databazën e PS-së me të dhënat personale të 910 mijë personave në Shqipëri.

Gazetarët e njohur që publikuan databazën janë thirrur ditën e sotme në orën 13:30 për te dëshmuar ne prokurori lidhur me këtë çështje.

Ndërkohë më herët SPAK ka nisur hetimet ekzistencën e këtij database-i për votat e Partisë Socialiste, gjithashtu SPAK do të sekuestrojë serverin e e-Albanias për të krahasuar të dhënat nëse janë të njëjta.

Çfarë ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve?

Skandali është zbuluar disa ditë më parë nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Në një reagim, AKSHI mohoi të ketë gisht në këtë database, ndërsa nga PS është mohuar se dokumenti i përket zyrës së tyre, megjithatë kanë pranuar se kanë një të ngjashëm të akumuluar nga puna në terren me qytetarët.

Rruga Press


Next Post

VIDEO/ Vetëvendosja në Shqipëri, 3 kandidatët kërkojnë votën e qytetarëve për të përmbysur politikën 30-vjeçare

Të tre kandidatët e Vetëvendosjes në Shqipëri të cilët garojnë të pavarur në zgjedhjet e 25 prillit kanë folur në Ditari në A2 CNN në lidhje me programin dhe alternativat me të cilat kërkojnë votën e qytetarëve shqiptarë në 3 qarqe të vendit, Tiranë, Gjirokastër dhe Lezhë. Kandidati për Tiranën, […]