Bota

Putin tregon se kur do të qartësohet situata me Ukrainën

Një ditë pasi pala amerikan i kërkoi Rusisë në bisedimet në Gjenevë që të tërhiqte rreth 100 mijë trupa nga kufiri me Ukrainën, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se rreth tre mijë ushtarakë kishin filluar stërvitjen luftarake në katër rajone të Rusisë jugperëndimore.

Stërvitja me tanke e Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, “po tingëllon dobët dhe poshtëruese për bisedimet me Shtetet e Bashkuara, ku Uashingtoni shpreson se do të heqë kërcënimet e mundshme të një pushtimi të Ukrainës”, raporton Reuters.

Stërvitjet sugjeruan se Kremlini nuk ka ndërmend të lehtësojë presionin ushtarak që ka sjellë Shtetet e Bashkuara në tryezën e negociatave, ku Moska ka paraqitur kërkesa për garanci gjithëpërfshirëse të sigurisë nga Perëndimi.

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, tha se ishte pozitive që bisedimet e së hënës ishin mbajtur në një mënyrë të hapur, thelbësore dhe të drejtpërdrejtë, por se nuk kishte arsye reale për optimizëm.

Rusia dëshiron rezultate të shpejta, tha ai. “Këtu nuk ka afate të qarta, askush nuk i vendos ato, ekziston vetëm qëndrimi rus se ne nuk do të jemi të kënaqur me zvarritjen e pafund të këtij procesi”.

Peskov tha se situata do të ishte më e qartë pas dy raundeve të tjera të bisedimeve që Rusia do të zhvillojë këtë javë, me NATO-n në Bruksel të mërkurën dhe në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Vjenë të enjten.

Lexo më shumë  Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Rusia ka thënë vazhdimisht se nuk ka ndërmend të sulmojë Ukrainën, por se ka të drejtë të vendosë forcat e saj siç e sheh të arsyeshme në territorin e saj.

Moska këmbëngul që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të përjashtojnë mundësinë që Ukraina mund të bashkohet ndonjëherë me NATO-n, e cila premtoi që në vitin 2008 të pranonte Kievin brenda organizatës.

Uashingtoni ka thënë se nuk mund t’i pranojë kërkesat e Moskës, megjithëse është i gatshëm të angazhohet në aspekte të tjera të propozimeve të Rusisë duke diskutuar vendosjen e raketave ose kufizimet në madhësinë e stërvitjeve ushtarake.

Rruga Press

YouTube player