BallinaBota

Putin urdhëron që të nisë vaksinimi, Austria dhe Spanja planifikojnë të lehtësojnë masat kufizuese

Për shkak të nivelit të lartë të të infektuarve Gjermania vendos që masat kufizuese do të vijojnë të mbeten në fuqi të paktën deri në 10 janar. 

Çka do të thotë se restorantet, baret, palestrat do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura dhe gjatë vitit të ri do të reduktohen kontaktet mes qytetarëve, ndonëse pritet që disa kufizime të lehtësohen për Krishtlindje

E ndërsa Rusia raporton për 589 viktima në ditë shefi i Kremlinit, Vladimir Putin urdhëroi autoritetet ruse që nga java tjetër të nisin vaksinimin masiv e vullnetar të popullsisë. Një muaj më parë Rusia bëri me dije se vaksina e saj anti-covid Sputnik V ishte 92% efektive duke arritur të sigurojë mbrojtje tek qytetarët.

Lexo më shumë  Evropa, 2 herë më e nxehtë se norma/ Raporti i OBM-së: Kontinenti kaloi vijën e kuqe

“Unë e di që më shumë se dy milionë doza të vaksinës së parë të regjistruar në botë kundër infeksionit të koronavirusit, Sputnik V, janë prodhuar tashmë ose do të jenë gati në ditët e ardhshme. Kjo na jep mundësinë të fillojmë nëse jo në masë, atëherë të paktën të nis vaksinimi në shkallë të gjerë  dhe natyrisht, siç kemi rënë dakord, para së gjithash të nis me dy grupet e rrezikut: mjekët dhe mësuesit “, u shpreh Vladimir Putin.about:blank

Austria nga ana tjetër ndonëse ndodhet në izolimin e dytë nuk po arrin të ketë një përmirësim të situatës, rreth 5 mijë raste të reja regjistrohen çdo ditë. Por sidoqoftë shteti alpin ka vendosur të lehtësojë disa masa duke përfshirë rihapjen e shkollave të hënën. 

Lexo më shumë  Vendet evropiane ngurrojnë t’i japin Ukrainës kundërajrorët Patriotë

“Po planifikojmë që nga 7 dhjetori të rihapen shitësit me pakicë, sallonet, muzetë, bibliotekat”, tha Sebastian Kurz, Kancelar i Austrisë.

Edhe politikanët e Spanjës më në fund kanë rënë dakord për kufizimet gjatë Krishtlindjes, udhëtimet midis rajoneve do të lejohen vetëm për të vizituar familjen, por jo udhëtime pushimesh.

Dhe numri i njerëzve që lejohen të takohen rritet nga gjashtë në dhjetë dhe kjo vlen vetëm në prag të Krishtlindjes dhe për Vit të Ri.

YouTube player