Bota

Putini i premton rrymë Serbisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka premtuar rrymë të mjaftueshme për të kaluar krizën e dimrit Serbisë.

Siç shkruajnë mediat në Serbi, Putini ka pasur të shtunën një bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Aty është diskutuar për situatën energjetike në botë dhe se Putini thuhet se i ka shprehur zotimin e Rusisë që t’i qëndrojë pas marrëveshjes së mëhershme dhe që Serbia të furnizohet mjaftueshëm me gaz për dimër.

Lexo më shumë  Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Të dy kanë theksuar se lidhjet ekonomike mes Serbisë dhe Rusisë po forcohen vazhdimisht dhe se rasti për bashkëpunim të mëtejmë është edhe më i madh.

Vuçiqi thuhet se e ka falënderuar Putinin edhe për furnizimet ushtarake.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *