Pyll orbital deri në Shkup

user3
0 0
Shpërndaje

Nga Sebastian Zonja

”Në 19-të vjetorin e BDI-së fillojmë me politikë të re dhe veprim të drejtpërdrejtë, politikë për drejtësi ekologjike dhe jetë cilësore. Agjenda e gjelbërt bëhet pjesë e BDI-së”, deklaroi Ali Ahmeti të shtunën. Kjo është një agjendë avantgard në Ballkan e më gjerë. Baskët s’e kanë. Irlandezët jo e jo. Por pse ndodh kjo, pyet çdo shqiptar!

Advertisements

Multimiliarderi amerikan Elon Musk ka një kompani të rëndësishme makinash elektrike, ndër disa biznese të tjera, që fiton shumë para. Ali Ahmeti ka një parti në Maqedoni që fut njerëz në punë dhe bën biznes. Duke qenë largpamës në biznes, Ahmeti ka menduar se lëvizja ambjentaliste është shumë e rëndësishme për të fituar para.

Bashkë me Ali Ahmetin në Maqedoni, nuk do të bashkojmë shqiptarët, por Pyllin Orbital të Tiranës do ta zgjerojmë deri në Shkup.

Kjo ngjan më shumë si agjendë biznesi, se politike. Për shembull, meqë ka zëra se ai s’e merr dot vizën amerikane, ka gjetur mundësinë që ta kthejë partinë në shoqatë dhe të marrë fonde nga amerikanët, se kohët e fundit po flitet për një “Green Deal” në ShBA.

Në Gjermani, për shembull, pritet që në zgjedhjet federale të shtatorit të fuqizohen më shumë Të Gjelbërtit. Ku ka më mirë se ti paraprish këtyre ndryshimeve, dhe të marrësh fonde europiane për shoqatën ambjentaliste të BDI-së.

Advertisements

Rruga Press

Next Post

Flota amerikane bën historinë, “droni cisternë pa pilot” furnizon për herë të parë një aeroplan luftarak

ShpërndajeMarina e SHBA-së ka bërë diçka historike javën e kaluar pasi një “cisternë pa pilot” furnizoi një aeroplan me pilot në qiell për herë të parë. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një F/A-18 Super Hornet “u lidh” me aeroplanin MQ-25 Stingray në pronësi të Boeing në ajër dhe transferoi […]