Lajme

Qeveria e re merr vendimet e para, krijohet agjencia për media e informim, nën varësinë e Ramës

Qeveria e re “Rama 3” e sapobetuar te presidentit Meta, ka publikuar edhe vendimet e para të mëdha në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Ashtu sikurse edhe u shpreh më herët kryeministri Rama, qeveria ka vendosur sot krijimin, organizimin dhe funksionimin e agjencisë për media dhe informim.

Agjencisë për Media dhe Informim në varësi të Kryeministrit, me seli në Tiranë dhe do të financohet nga buxheti i shtetit, donacione dhe burime të tjera të ligjshme.

Ndërkohë, që vendimet e tjera të ndërmarra nga qeveria e re e Ramës, në këtë mandat të tretë ishin:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së republikës së Kosovës, për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit.

Lexo më shumë  Sulmi në Banjskë, edhe dy muaj paraburgim ndaj tre serbëve të dyshuar

Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së republikës së Kosovës, për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (dragash)

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas, ndërmjet republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga ministria e financave dhe ekonomisë (huamarrësi), dhe agjencisë franceze për zhvillim, për financimin e projektit “politika për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri”

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së Shqipërisë dhe konfederatë zvicerane, përfaqësuar nga agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) e departamentit federal të punëve të jashtme të Zvicrës, e cila vepron përmes ambasadës zvicerane në Shqipëri, për projektin ““shkollat për shëndetësi”, faza e parë mars 2021 – shkurt 2025, një projekt dypalësh bashkëpunimi dhe zhvillimi”

Lexo më shumë  Bislimi: Lajçaku doli me propozim të ri, Serbia vazhdoi “lojën”

Përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e zbatimit, mbikëqyrjes dhe kolaudimit për rehabilitimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto-Romanos – kënetë dhe sistemimin e rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit dhe caktimin e bashkisë Durrës si njësi zbatuese. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *