Bota

Qeveria gjermane i bën thirrje Turqisë të respektojë Rezolutat e Kombeve të Bashkuara

Njoftimi i Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për një hapje të pjesshme të Varos është parë si një ‘shqetësim i madh’ për qeverinë gjermane. Mediat e huaja raportojnë se Gjermania i kërkon Turqisë të respektojë Rezolutat e Kombeve të Bashkuara.

Duke iu përgjigjur një pyetje nga Agjencia ‘Athinë-Maqedonase’, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane Christopher Burger tha se qeveria gjermane kishte “mbështetur intensivisht” dialogun dhe de-përshkallëzimin në Mesdheun Lindor në muajt e fundit.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani: Gjermania është aleate strategjike në rrugën euroatlantike të Kosovës

“Ne gjithmonë kemi theksuar që, çështjet e diskutueshme në Mesdheun Lindor mund të zgjidhen vetëm përmes dialogut konstruktiv. Regjimi i Varosa është subjekt i Rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ne i bëjmë thirrje Turqisë që t’i përmbahet të gjitha rezolutave dhe t’i dorëzojë kontrollin e rajonit UNFICYP. Sipas mendimit tonë, hapat e njëanshëm nga Turqia nuk janë të dobishme,”– tha Burger.

Qeveria Gjermane i sheh hapat e Turqisë si pengesë për të rifilluar bisedimet mbi çështjen e Qipros.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *