Qeveria “ia shkel” me investimet, përqendroi 25% e fondit 2020 në dhjetor

RrugaPress2
0 0

Sipas të treguesve fiskale të vitit 2020 shpenzimet kapitale arritën në nivelin e 85 miliardë lekëve, por 25 % e këtij fondi, apo rreth 21 miliardë lekë u shpenzua në muajin dhjetor.

Fenomeni i përqendrimit të shpenzimeve publike në tremujorin e fundit të vitit është përkeqësuar më tej gjatë vitit 2020, kur qeveria ka alokuar çerekun e fondit vjetor të shpenzimeve kapitale në muajin dhjetor.

Sipas të treguesve fiskale të vitit 2020 shpenzimet kapitale arritën në nivelin e 85 miliardë lekëve, por 25 % e këtij fondi, apo rreth 21 miliardë lekë u shpenzua në muajin dhjetor.

Zakonisht përqendrimi i alokimeve ndodh përgjatë gjithë tremujorit të fundit të vitit. Është shndërruar gati në një traditë ku në tremujorin e parë investimet vijojnë në nivele të ulëta në raport me programim, ndërsa shihet se një rritje graduale në tremujorin e dytë dhe të tretë ku vijojnë flukset më të mëdha të pagesave, duke ndjekur ecurinë e procedurave te prokurimeve dhe punimeve. Por vitin e kaluar, tendenca e përqendrimit shkoi me tej pasi një e katërta e fondit vjetor u krye tërësisht në muajin dhjetor.

Ministria e Financave, sipas planit të detajuar për zbatimin e buxhetit 2020, planifikoi që nga fondi total i investimeve kapitale prej 86 miliardë lekësh i përcaktuar në aktin normativ korrik 2020, në muajin dhjetor të alokoheshin 10 miliardë lekë (siç shihet nga grafiku bashkëngjitur). Siç shihet nga te dhënat qeveria ka alokuar pagesa shumë më pak se, planifikimet deri në nëntor, ndërsa në dhjetor ato ishin më shumë se dyfishi i planifikimit.

Pas vitit 2014, institucionet financiare ndërkombëtare, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar akorduan miliona dollarë kredi në formën e asistencës teknike për të forcuar kapacitet menaxhuese të shpenzimeve dhe sidomos investimeve. Qëllimi ishte një shpërndarje me e harmonizuar gjatë gjithë vitit me qëllim shmangien në fund të vitit, pasi kjo mënyrë bëhet shkak për krijimin e detyrimeve të prapambetura.

Banka e Shqipërisë raportoi se depozitat e bizneseve në banka panë një rritje të pazakonte në muajin dhjetor si rrjedhojë e përqendrimit të pagesave qeveritare ne dhjetor. Në të njëjtën mënyrë si për investimet qeveria veproi edhe me deficitin buxhetor.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave qeveria konsumoi nga deficiti buxhetor (borxhi i ri) 110 miliardë lekë gjatë vitit 2020, 34 % e kësaj shume ose më shumë se 37 miliardë u përdoren gjatë muajit dhjetor.

Marre nga Monitor

Rruga Press

Next Post

“E pikturuar nga një i çmendur” mesazhi i fshehtë i pikturës “The Scream” e Edvard Munch

Një mesazh i fshehur në pikturën e famshme të Edvard Munch “The Scream” u shkrua nga vetë artisti, sipas një zbulimi të ri , duke zgjidhur përfundimisht një nga misteret më të mëdha të artit modern. Mesazhi  “Mund të jetë pikturuar vetëm nga një i çmendur ” i gdhendur në këndin e […]