“Qeveria jonë kujton se kemi thasë më lekë ne”, Kaos dhe pritje në Rinas, udhëtarët: S’kemi asnjë informacion

RrugaPress2
0 0

Pezullimi i fluturimeve në aeroportin e Rinasit ka krijuar probleme për shumë qytetarë. Prej të mërkurës, në aeroportin e Rinasit presin burra, gra, të moshuar e fëmijë.

Mes atyre që presin ka edhe pasagjerë me fëmijë të vegjël dhe gra shtatzëna të cilët që prej orëve të mëngjesit nuk kanë marrë asnjë informacion se çfarë do të ndodhë me fluturimet që kanë prenotuar

“Ne vijmë nga Librazhdi. Kemi ardhur në 04:30 të mëngjesit këtu, presim me fëmijë të vogël, nusja shtatzënë,” thotë një nga pasagjerët.

Të enjten në Rinas nuk u krye asnjë fluturim ndërsa udhëtarët janë të paqartë për situatën.

S’ka informacion fare. Doli një vajzë atje tha nuk kemi, prisni deri në orën 10,” thotë një tjetër.

“Përfundimisht nuk na japin asnjë lloj informacioni. Zoti na ruajt se nuk e dimë çfarë po bëhet. 120 mijë lekë më ka bërë tamponi, plus bileta,” thotë një pasagjer.

Qytetarët kërkojnë zgjidhje pasi thonë se rrezikojnë të humbasin punën.

“Janë anuluar, të paktën të na japin rinovimin e biletës. Le që në punë s’do më pranojnë fare,” thotë pasagjerja.

Ministrja e infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku tha se hapësira ajrore do të hapet vetëm për fluturimet esenciale.

“Këto fluturime përfshinë fluturimet humanitare, fluturimet emergjente, ato shëndetësore, fluturimet diplomatike, shtetërore dhe ushtarake. Nëse që nga orët e para të mëngjesit do fillojmë të kemi operime normale për të gjithë udhëtarët e udhëtimeve komerciale,” thotë Balluku.

Edhe pse fluturimet u shtynë për të premten qytetarët vijuan pritjen në aeroport pasi ishin konfuzë me informacionet që u janë dhënë.

“Asgjë, vete atje as ato vajzat s’dinë gjë, është në tym çdo gjë,. Unë s’kam ku të vete, ekonomia është e dobët, ku do mbytemi,” thotë një pasagjer.

“Qeveria jonë kujton se kemi thasë më lekë ne, ndoshta nuk kemi as 20 euro të shkojmë,” vazhdon pasagjerja.

“Do rrimë këtu, do ta gdhijmë se s’kemi lekë të ikim në Vlorë ne,” thotë pasagjerja.

Pezullimi dyditor i fluturimeve në Rinas ndodhi pasi kontrollorët e trafikut ajror nënshkruan deklaratën e paaftësisë në punë duke ndërprerë shërbimin. /Ora News


Next Post

Pas 44 vjetësh në burg për një krim që nuk e kreu, burri “lufton” ligjin për të kërkuar kompensim

Ronnie Long ka qëndruar në burg në Karolinën e Jugut për 44 vjet për një krim të cilin nuk e ka kryer dhe tani planifikon të përballet me një ligj, për të cilën thotë se ia detyron atij vetëm 750,000 dollarë. Long i cili është zezak, ishte akuzuar për përdhunimin […]