KryesoreLajme

Qytetarët në protestë për rritjen e çmimeve.Sot në orën 18:00

Protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, shportës ushqimore dhe bukës do të zhvillohet sërish ditën e sotme përballë kryeministrisë.

Avokati Adriatik Lapaj ka njoftuar qytetarët se sot në orën 18:00 do të jetë përballë kryeministrisë për të reaguar kundër rritjes së çmimeve. Me anë të një postimi të bërë në rrjetin social ‘Facebook’, ai shkruan se shteti duhet të gjejë mekanizmat për të ruajtur balancën sociale, duke shtuar më tej se sipas tij, shteti është më shumë se taksidar. Ndër të tjera, Lapaj njofton se po përgatit propozime konkrete ligjore për këtë çështje.

POSTIMI:

NESËR NË 18.00 DO JEM TE VENDIKëto ditë miq ekspert me kanë dijësuar më shumë për situatën dhe çfarë duhet të kërkohet. I ftoj të flasin! I ftoj ta pasurojnë debatin në nivel teknik! Une di që qytetarët nuk kanë vetëm detyrime, kanë dhe të drejta. Di që ne sigurisht që duhet të paguajmë për ta shëndoshur Shtetin, ama shteti nga ana tjetër duhet të gjejë mekanizmat për të ruajtur balancën sociale. Le t’i flasim…unë kurrë nuk ngul këmbë përballë argumentave logjik, ama askush nuk ma heq dot nga bindja ime se shteti është më shumë se thjesht taksidar.Me kolegë të mirë përveç protestës e cila është individuale për këdo, po përgatisim dhe propozime konkrete ligjore/aktesh nënligjore.P.s çmimi i energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël u deklarua se nuk do të rritet, ndryshe nga sa u la të kuptohej në fillim…reagimi një efekt deri tani e ka pasur. A mjafton vetëm kjo? JO. Për mua ka shumë rëndësi të mësohemi të protestojmë për veten tonë. Secili për veten.

Çfarë kërkojnë qytetarët:

Lexo më shumë  Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

–Heqjen e TVSH për ushqimet e shportës.

-Uljen e TVSH-së në masën 10% të çmimit të energjisë për bizneset e vogëla dhe familjet.

-Heqjen e taksës së qarklullimit në naftë

-Heqjen e akcizës së gazit

Por çfarë ka ndodhur në vend që ka nxitur reagim popullor?

E gjitha nisi me rritjen e çmimit të bukës me 10 lekë. Paralajmërimërimet e më vonshme për rritjen e çmimit të kafes, energjisë elektrike dhe të karburanteve bënë që të qytetarët ‘të zgjiheshin’. Kreu i Qeverisë Edi Rama deklaroi se qytetarët duhet të përgatiten krizën energjitike; rritjen e çmimit të gazit me rreth 250%, atë të karbonit me rreth 80% dhe të naftës. Rama tha se kjo krizë do prekë jetën e familjeve dhe bizneseve, por qeveria do u qëndrojë pranë shtresave në nevojë, biznesit të vogël dhe konsumatorëve familjarë.

Lexo më shumë  Turizmi nuk po nxit prodhimin vendas në Shqipëri, por importet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *