Qytetari i ndërpret fjalën Kurtit për ta uruar: Albin, ta bëftë Zoti Hallall, ishalla fitoni edhe këtu!

User4

Teksa Kurti po fliste për marrëdhëniet që ka me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, një qytetar i ndërpreu fjalën.

2 0

Një moment interesant ndodhi sot teksa kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti po zhvillonte një bashkëbisedim me gazetarët. Teksa Kurti po fliste për marrëdhëniet që ka me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, një qytetar i ndërpreu fjalën.

“Albin Kurti, ta bëftë zoti hallall, ishalla fitoni edhe këtu.”-tha ai, ndërsa Kurti u pa teksa buzëqeshi para kamerave të pranishme dhe vazhdoi fjalën.


“Do të kem marrëdhëniet më të mira me Tiranën zyrtare që pas luftës. Do të zhvilloj kontakte e takime, do të takoj drejtuesit kryesorë. Kam 3 ditë takime në tri qytete. Gjykata Speciale në Hagë është gjykatë etnike merret vetëm me ushtarët e UCK. U instalua falë votimit të gabuar në Kosovë. Duam gjykata normale, jo gjykata Speciale. Me qeverisjen tonë të re, me Vettingun dhe procesin do të zvogëlojmë gjithashtu imazhin e Kosovës duke sjellë drejtësi për qytetarët.”-tha Kurti në lidhje me marrëdhëniet me Shqipërinë.

Rruga Press

Next Post

Tërmet i fuqishëm në Greqi, u ndje deri në Tiranë

Lëkundjet e tërmetit ishin tepër të forta aq sa u ndjenë edhe në mjaft qytete të Shqipërisë, përfshirë edhe Tiranën.