Opinion/Aktualitet

Qytetin tim të lindjes dhe ku jam rritur, Krujën, e kanë helmuar.

Nga Ervin Goci

Qytetin tim të lindjes dhe ku jam rritur, Krujën, e kanë helmuar.

Jo vetëm ujin, që e ka ndoshta nga më të mirët në republikë, po dhe ajrin me çimento, gelqere e gurore. Sikur e kanë plasur atje në faqe të malit dhe i pështyjnë gëlbazat në fytyrë. E kanë vënë për poshtë, shkëlyej ç’të gjesh dhe bluaj.

Gjatë zgjedhjeve, vajti Kryeministri dhe tha që ujin e keni kristal, të gjithë e dinë që nuk ka pirë nga ujësjellësi, thjesht i mashtroi krutanët e shkretë dhe tani më thonë që janë ndoshta 500 të helmuar në qytet duke nxjerrë bark e zorrë. Asnjë fajtor! Madje as shkakun nuk e dimë formalisht! Asnjë përgjegjës!

Lexo më shumë  Reportazhi i RAI 3 – prova e pakontestueshme se Shqipëria drejtohet nga një kryemafioz?

Asnjë logjistikë emergjence, asnjë asistence me ujë për nevojat e familjeve, thjesht i kanë lënë në mëshirë të fatit.

Une dua që t’i shoh krutanët e mi, me kurajo, ashtu të drobitur siç janë të dalin në shesh dhe mos të shkulen që aty pa shkuar në burg personat përgjegjes, nga i pari e deri te i fundit. Ky është atentat terrorist, administrimi i ujit është çështje parësore e sigurisë shëndetësore, e madje kombëtare, kjo nuk mund të mbyllet kshu duke u fsheh si minjt.

Lexo më shumë  Reportazhi i RAI 3 – prova e pakontestueshme se Shqipëria drejtohet nga një kryemafioz?

Uroj shumë që dikush të gjej kurajon, dhe të ngrihet; gazetarëve dhe kryeredaktorëve u them ta mbulojnë me prioritet, sepse janë jetë njerëzish në lojë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *