Raketa kineze që ka dalë jashtë kontrollit, bie në tokë në fundjavë, komanda amerikane në ndjekje të saj

User1
1 0
Shpërndaje

Mbetjet e një rakete të madhe kineze që u lëshua në hapësirë javën e kaluar pritet të hyjnë në atmosferën tonë këtë fundjave dhe për këtë arsye ushtria amerikane bën me dije se Komanda Ajrore është duke monitoruar situatën.

Raketa Long March 5B u nis nga ishulli kinez i Hainan më 29 prill dhe transportonte modulin Tianhe, i cili kishte furnizime për ekuipazhin kinez në stacionin hapësinor.

Astrofizikanti Jonathan McDowell deklaron se mbeturinat e rrezikshme me shumë gjasa do të shpërthejnë në flakë pasi të kalojnë nëpër atmosferë me shpejtësi hipersonike dhe me shumë mundësi mund të bien në det.

Por ekziston një shans që pjesët e raketës mund të bien në një zonë të populluar, si në maj të vitit 2020, kur copa nga një raketë tjetër kineze Mars Long 5B ranë në Bregun e Fildishtë, duke dëmtuar disa ndërtesa, megjithëse nuk pati të lënduar.

Skuadrilja e 18-të e Kontrollit Hapësinor në Bazën e Forcave Ajrore Vandenberg është duke ndjekur raketën moment pas momenti për të caktuar me saktësi vendin se ku ajo mund të bjerë edhe pse hapësira e rrezikuar është shumë e madhe.

Rruga Press


Next Post

Të mëdhenjtë që u pasuruan nga pandemia, rasti i Google

ShpërndajeAjo që është thënë shpesh përgjatë dy viteve të fundit është se gjigantët e teknologjisë dolën më të fituarit nga pandemia. Bloomberg sjell rastin e Google dhe fitimet që gjeneroi ajo nga situata e krijuar nga Covid-19.   Me heqjen e kufizimeve, gjithnjë e më shumë njerëz po rezervojnë online udhëtime dhe […]