BallinaLajme

Rama formaton qeverinë në funksion të zgjedhjeve

Gent Cakaj, ministri i Jashtëm në detyrë, është larguar me dorëheqje njësoj si kolegia tjetër e tij, e parashutuar nga Kosova, Besa Shahini. Në tekstin e dorëheqjes së ish shefit te diplomacisë theksohet se “duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, ku unë nuk synoj të angazhohem si kandidat për deputet, konsideroj që kapitulli i shërbimit tim në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar”.

o me të njëjtin motivacion në dorëheqje, pra me faktin se “nuk do të përfshihej në fushatën elektorale” ishte larguar më parë edhe ish ministrja e Arsimit.

Pavarësisht nga ajo që ndodhi, me vrasjen e të riut 25 vjeçar Klodian Rasha, edhe Sandër Lleshaj, dukej se e kishte të parashkruar fatin e tij, shumë përpara ndodhjes së këtij krimi. Ai shkaktoi tepër polemika me një deklaratë aludive se në mandatin e ardhshëm nuk do të ishte më ministër i rendit. Pak kohë përpara kësaj deklarate, në mjediset e mazhorancës ishte përfolur një ftohje e Ramës me ministrin e tij të Brendshëm, i cili mendohej se do të ishte drejtues i qarkut të Lezhës në zgjedhjet e ardhshme. Zëvendësimi i tij në këtë qark me Lindita Nikollin, ishte një mesazh i qartë se kryeministri nuk e kishte ish gjeneralin në strategjinë e tij elektorale.

Lexo më shumë  Tritan Shehu për votimin pro anëtarësimit të Kosovës në KiE: I hap rrugë njohjes së gjenocidit

Në këtë kuptim, si dorëheqja e sotme e Cakajt, po ashtu edhe ato të mëparshme të Besa Shahinit dhe Sandër Lleshajt, ngrenë dyshimin se ato janë spastrime të Edi Ramës, që po bën llogari të pastra elektorale me zëvendësimet në qeveri.

Nëse tek arsimi ai emëroi Evis Kushin për të forcuar qakun e Elbasanit, nëse tek rendi vendosi Çuçin që mbulon Gjirokastrën, pas largimit të Cakajt dhe zëvendësimit të tij me Olta Xhaçkën, në kabinet (te mbrojtja) u rikthye Niko Peleshi që ka një peshë të madhe në fushtën e Korçës.

Lexo më shumë  Ministrja Haxhiu për vrasjet e grave: Që të ketë drejtësi për secilin rast, na duhet punë serioze

Kështu pra që është e kotë të kërkosh në ndryshimet e reja qeveritare dhe në tekstin e dorëheqjes të Cakajt, arsye të tjera: thjeshtë po spastron ata që nuk vlejnë elektoralisht dhe po ngrihen ata që mund të shërbejnë politikisht deri në 25 prill.   

Marrë nga Lapsi.al

Rruga Press

YouTube player