Rama kërcënon bukën, shtëpinë, punën

user3
3 0

Shkruan Elvis Hoxha

  • Porti i Durrësit i jepet kompanisë arabe për t’u shndërruar banime dhe jahte, pra hyrja më e madhe detare.
  • Vuçiçi shafq haptas se është ndjekës besnik i Milosheviçit, por Rama e ka shumë mik dhe minishengeni është qëllimi më i lartë që ka. Albin Kurtit nuk ia uron qeverinë e re, por me Thaçin bashkëpunonte për shkëmbimin e territoreve. 
  • Deti i jepet Greqisë, pasi aty ka pasuri gazi dhe ato nuk ka pse t’i zotërojnë shqiparët. 
  • Kepi i Bishtit të Pallës i jepet miqve të Oltës, ndërsa ushtaraku që e mbron sigurinë detare hiqet qafe.  
  • Minierat i jepen oligarkëve. 
  • Lumenjtë sulmohen po për Oligarkët. 
  • Aeroporti i jepet oligarkut. 
  • Rrugës së Kombit veç kufirit i vihet edhe trau: oligarku privat i Ramës është më i fuqishëm se kombi. 
  • Numri 1 i listës na tha se regjimi stalinist i Enver Hoxhës kishte rezultat pozitiv, pra mjerimi institucional dhe krimi sistemik, lufta e klasave dhe mjerimi ekonomik janë arritje në vështrimin e numrit 1 të listës së Ramës 
  • Partinë socialiste e vuri për fund, dhe kjo parti e tregoi më së miri se nuk ka asgjë në dell që ta dallojë prej ligësisë së Partisë së Punës. 
  • Teatrin Kombëtar e shkatërroi ashtu siç bëri me 30 monumente kulture, gjithmonë jashtëligjshëm me firma ministrash kërma. 
  • Sindikatat i fshiu me sa mundi nga ekzistenca dhe punëtorët janë kthyer në mish për top, natyrisht për topin e oligarkut. 
  • Nga Instituti i statistikave doli se numri i vdekjeve është rritur me 6 000 gjatë një viti në krahasim me vitet e tjerë. Ky është praktikisht numri i viktimave të Covidit.  
  • Shqiptarët gjatë qeverisjes së Ramës u larguan më shumë se kurrë: sidomos klasa e mesme dhe profesionale. 
  • Por tani po kërkon spastrim etnik edhe të punëtorëve duke i akuzuar për dembelë, ky njeri që vetë nuk ka punuar kurrë.  
  • Së fundmi po mendon t’i zëvendësojë punëtorët shqiptarë me skllevër pa gjuhë e pa të drejta politike. Rama i heq qafe shpejt shekujt e të drejtave që kanë fituar qytetarët në vendet perëndimore dhe demokratike. Punëtorët e sindikuar i ktheu në punëtorë të pambrojtur, tani po i kthen në të papunë, sepse po synon të na shpjerë në shekujt e skllevërve.  
  • Le të mos harrojmë asnjëherë që punëtorët në Shqipërinë e këtij kryeministri nuk kanë të drejta sindikale, pra shpejt mund të bien në statusin e të papunit. Kështu që po bën gati blerjen e skllevërve në Bangladesh.  
  • Kudo ku ka mjerim, Rama ngutet ta blejë dhe ta përdorë si kapital të vetin.  
  • Është po ky kryeministër që mendon se populli i vet nuk e meriton artin, përveç artit të madh të bojatisjes së pallateve që si piktor i ndritur i ofroi Tiranës. Ia hoqi shqiptarit teatrin, kinemanë dhe galeritë. I fshiu nga faqja e dheut tërë trashëgiminë arkitekturore, duke deklaruar kështu në mënyrë shtetërore se ky popull nuk ka histori, pra as atdhe.  
  • Së fundmi po projekton që pasi t’ua marrë votat t’iua shemb shtëpitë dhe t’i zëvendësojë me kulla ku zbardhen paratë e drogës. E në paratë e drogës strehimi del shumë i shtrenjtë për të varfrit që shtohen dita-ditës. 
  • I ndërseu patronazhistët deri te çdo votues i mërgatës, por të drejtën e mërgatës për të votuar nuk e realizoi. Me ushtrinë e tij të patronazhistëve e ktheu edhe një herë luftën e klasave, jo më me kërcënim burgun, por bukën, shtëpinë, punën.  
  • Duam apo nuk duam, programi i Ramës ka vetëm një qëllim: ta zbrazë shqiptarin nga historia dhe ta zbrazë Shqipërinë nga shqiptarët. 

©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara

Next Post

Një çudi diplomatike, analiza e një deklarate futuriste të guvernatorit rus për Ballkanin, botuar pak ditë më parë në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme

Shkruan Shaban Murati Diplomacia sovjetike vuante nga propozimomania, por ajo e ruante njëfarë sensi realiteti dhe nuk shkonte deri në shkallë fantazie të pakuptueshme si diplomacia e sotme ruse, që po prodhon çudira. Një çudi e tillë diplomatike është kërkesa apo propozimi, që lexojmë në faqen zyrtare të Ministrisë së […]