Rama kërkesë Kuvendit: Shtyni gjendjen e fatkeqësisë natyrore deri më 31 mars 2020

RrugaPress2
0 0

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga Kuvendi që të shtyjë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, në zonat e prekura nga tërmeti, deri më 31 mars 2020. Diskutimet për këtë kërkesë pritet të nisin sot në Komisionin e Sigurisë.

Gjendja e jashtëzakonshme u shpall dy ditë pas tërmetit të 26 nëntorit dhe është shtrirë në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

Tërmeti i 26 nëntorit la pas 51 persona të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur. Kreu i qeverisë ka pohuar se qeveria do të ndërtojë të gjithë banesat e shembura, ndërsa për këtë ka kërkuar ndihmë nga vende e tjera.

Next Post

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës: Paketa “antishpifje” në Shqipëri, rast i paprecedent në botën demokratike

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bashkohet thirrjes së gazetarëve dhe medieve shqiptare, organizatave të medias, të shoqërisë civile si dhe organizatave ndërkombëtare, të cilat kërkojnë nga qeveria shqiptare të tërheqë paketën ligjore ‘anti-shpifje’ që i është propozuar Kuvendit. Me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për mediat audiovizuale dhe Ligjin […]