Lajme

“Rama nuk e konsultoi Ballkanin e Hapur me mua, vetëm me Vuçiçin”/ Presidenti Meta: Nuk e di çfarë detyrimi ka kryeministri ndaj kësaj nisme

Presidenti Ilir Meta shprehet kundër nismave rajonale si Ballkani i Hapur nëse në këtë proces lihen mënjëanë interesat e Kosovës.

Në një intervistë për ABC News, Meta tha se kryeministri Rama nuk e ka konsultuar këtë nismë me të, por vetëm me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

“Kam përshtypjen se është tepruar, pasi kjo është një nismë që ka ndryshuar 3 herë emra. Novisad, Minishengen dhe Ballkani i Hapur. Ka krijuar shumë kontradikta me liderët e Kosovës. Nuk është gjithëpërfshirëse, jashtë respektit reciprok. Është parë si një nismë që jo vetëm që krijon mbivendosje me marrëveshjet e tjera siç është procesi i Berlinit. Unë si President, mund të them që nuk kam pasur një konsultim me kryeministrin Rama. Është konsultuar me Presidentin e Serbisë. Nga pikëpamja juridike dhe gjithë projektit se çfarë synon kjo, nuk kam asnjë lloj informacioni. Kjo nuk gëzon një konsensus në vendin tonë. Ne nuk mund të hyjmë në procese pa u koordinuar me Kosovën. Duhet të kemi një koordinim në interes të dy vendeve. Nëse e vendosim Kosovën në cep, dhe të vendosim sikur Serbia po bën çmos për të bërë bashkëpunim rajonal, dhe vendosim në presion Kosovën se nuk do bashkëpunim, nuk e di se sa i shërben Kosovës dhe Shqipërisë. Dihet tani se kujt i shërben kjo. Nuk ndërmarr nisma pa u konsultuar me faktorët e tjerë, pasi më udhëheq Kushtetuta e Shqipërisë” – tha Meta.

Së fundmi, Meta shprehet se nuk e di se çfarë detyrimi ka kryeministri Rama mbi nismën Open Balkan dhe pse e mbron këtë bashkëpunim rajonal.

“Nuk e di çfarë detyrimi ka kryeministri për Ballkanin e Hapur. Nuk jam kundër një bashkëpunimi rajonal, por nuk mund të vëmë në pozitë Kosovën. Opozita të sqarojë pozicionin e saj. Open Ballkan i dëmton interesat e Shqipërisë. Një iniciativë ku në Shqipëri ka krijuar këto probleme, ka krijuar probleme me Kosovën. Është jashtë një bashkëpunimi serioz, nuk ta pranon në Ballkan një njeri që bën si arrogant. Kërkohen koncepte europiane. Procesi i Berlinit i ka të gjitha elementët që dëshirojnë këto zotërinjtë” – shprehet Presidenti” – u shpreh Presidenti.

Rruga Press

Lexo më shumë  Shtatë serbë dënohen me 56 vjet burgim për krime lufte në Kosovë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *