Lajme

Rama: Së shpejti do të bëjmë realitet hartimin e projektit për hekurudhën Durrës-Prishtinë

Kryeministri Edi Rama këtë të premte në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive ka bërë prezantimin e marrëveshjeve që pritet që të nënshkruhen mes anëtarëve të kabineteve qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës.

Rama në fjalën e tij se në fokus  të këtyre marrëveshjeve është kufiri mes dy vendeve dhe gjithashtu marrëveshje për njësimin e diplomave të arsimit të lartë.

Lexo më shumë  Osmani: Kosova ka treguar vazhdimisht vullnet që të zbatojë marrëveshjen e arritur në Bruksel

Ndër të tjera kreu i qeverisë është shprehur se një tjetër hap i rëndësishëm që pritet që të ndërmerret është studimi për ndërtimin dhe realizimin e ëndrrës së kahershme të të dy vendeve, ndërtimin e hekurudhës, Durrës-Prishtinë.

“Për punimin e hekurudhës, Tiranë-Rinas-Durrës ne do të nënshkuajmë një memorandum bashkëpunimi për të filluar studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës Prishtinë, një ëndërr e kahershme dhe një ambicie e gjithë qeverive këtej dhe andej kufirit, jemi të bindur se në varësi të këtij studimi ne do të duam që bashkarisht të prezantojmë dhe këtë projekt për të aksesuar fonde nga plani evropian i Investimeve”, ka thënë Rama.

Lexo më shumë  Rohde: Thirrja e Listës Serbe për bojkotin e votimit në veri është për keqardhje

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *