Lajme

Rama “u mbylli” gojën gazetarëve nga Kosova, Federata Europiane e Gazetarëve: Turp, skandaloze!

Federata Europiane e Gazetarëve  ka e reaguar lidhur me konferencën Rama-Merkel në Tiranë, ku gazetarët nga Kosova nuk u lejuan të bëjnë pyetje.  

“Turp për kyeministrin shqiptar Edi Rama, i cili qëllimisht i shpërfilli pyetjet e gazetarëve kosovarë. EFJEUROPE e dënon këtë ndarje skandaloze” shkruan Federata në një postim në twitter.

Gazetarët nga Kosova nuk u lejuan që të bëjnë pyetje në konferencën e përbashkët të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani: Gjermania është aleate strategjike në rrugën euroatlantike të Kosovës

Gazetari i Klan Kosovës, Enis Reçica, në një postim në Facebook, shkruan se gazetarët e gjashtë mediave nga Kosova për 40 minuta kanë kërkuar fjalën për ti bërë pyetje kancelares Merkel, por nuk janë lejuar.

“Në këtë video është dora ime, dhe e dy kolegëve të tjerë nga mediat kosovare. E kërkuam fjalën që nga fillimi i konferencës mes Kancelares Angela Merkel e Edi Rama. Ishte e kot, as pas 40 minutave të konferencës nuk na u dha fjala, të 6 mediave nga Kosova (sa ishim prezente e të akredituara) që t’i bëjmë ndonjë pyetje kancelares gjermane. Sigurisht temë kyqe e jona ishte Kosova, Serbia, marrëveshja përfundimtare, dialogu, liberalizimi, Open Ballkan etj.”

Rruga Press

Lexo më shumë  Brenda aferës së inceneratorit të Tiranës/ Këlliçi: Banda e 5 drejtorëve, edhe te 60 mln eurot e dherave!
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *