Rama vazhdon marshimin kundër mediave dhe ndërkombëtarëve

RrugaPress2
0 0

Pavarësisht kritikave nga ndërkombëtarët dhe mediat në Tiranë, qeveria “Rama” ka vendosur të vijojë me miratimin e ligjit kundër mediave. Ditën e sotme, Komisioni i Ligjeve ka votuar pro paketës “anti-shpifje” pa bërë asnjë ndryshim nga projekti i kritikuar i qeverisë “Rama”.

Ligji është miratuar në të njëjtën kohë kur gazetarë, shoqata të mediave dhe përfaqësues të opozitës zhvilluan një takim ku kundërshtuan pikat e këtij ligji që rikthejnë censurën.
Pas votimit në komision ligji pritet të dërgohet për votim në seancën e Kuvendit.

Next Post

Arti që i mban gjallë protestat e Hong Kongut

Përgjatë gjashtë muajve të protestave antiqeveritare në Hong Kong, qyteti po e përjeton një shpërthim të kreativitetit artistik, shkruan Vivienne Chow për BBC. Po copëtohet fytyra e shefes së Ekzekutivit të Hong Kongut, Carrie Lam: syri po bie dhe mishi po rropët nga mjekra. Protestuesit me kapele të verdha qëndrojnë […]