Shëndetësi

Rekord infektimesh me koronavirus në Gjermani

Autoritetet shëndetësore në Gjermani regjistruan të mërkurën shifrën më të lartë të të infektuarve me koronavirus: 39,676.

Shifra thyen rekordin e së premtes së kaluar prej 37,120 rastesh.

Instituti për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve “Robert Koch” tha se incidenca shtatëditore – që tregon numrin e infeksioneve të reja për 100,000 banorë – është rritur në 232.1, krahasuar me 146.6 një javë më parë dhe 66.1 një muaj më parë.

Lexo më shumë  Kryeminsitri Kurti bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës në Hanover të Gjermanisë

Sipas të dhënave të reja, në 24 orët e fundit në Gjermani u regjistruan edhe 236 viktima nga koronavirusi.

Shifra rekorde të të infektuarve u raportuan të mërkurën edhe në Republikën Çeke.

Autoritetet shëndetësore në këtë vend konfirmuan 14,539 raste të reja pozitive – shifra më e lartë ditore qysh në muajin mars – dhe 56 viktima.

Shkalla e lartë e infeksionit vjen përkundër normave relativisht të larta të vaksinimit: në Gjermani mbi 67 për qind, në Çeki mbi 57 për qind.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani: Gjermania është aleate strategjike në rrugën euroatlantike të Kosovës

Megjithatë, profesionistët shëndetësorë bëjnë thirrje për vaksinimin e mbi 80-85 për qind të qytetarëve të një vendi.

Me shifra të larta të të infektuarve po përballen edhe vende të tjera në Evropë, përfshirë Bullgarinë, Rumaninë, Ukrainën e të tjera.

Javën e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se Evropa është bërë “epiqendër e pandemisë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *