Bota

Rekord rastesh, Austria i ashpërson masat

Austria të shtunën regjistroi shifër rekorde prej 9.923 rastesh të reja me Covid-19, duke e kaluar rekordin e mëparshëm, të shënuar vitin e kaluar. Të premten në mbrëmje, autoritetet njoftuan për ashpërsimin e masave kufizuese.

Në shtatë ditët e fundit, shkalla e infeksioneve është rritur nga 317.4 për 100.000 banorë në 522.4 për 100.000 banorë, shkruan Associated Press.

Qeveria austriake njoftoi se personat e pavaksinuar, të cilët nuk e kanë kaluar Covid-in, nuk do të mund të futen në restorante, hotele dhe sallone për flokë ose të marrin pjesë në ngjarje publike me më shumë se 25 persona. Rregullat e reja hyjnë në fuqi nga e hëna.

Lexo më shumë  Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

“Është thjeshtë përgjegjësi e jona që t’i mbrojmë njerëzit në vendin tonë”, tha para gazetarëve Kancelari Alexander Schallenberg, duke i theksuar numrin e rasteve dhe mbushjen e reparteve intensive me pacientë në spitale.

Qeveria po planifikon një periudhë kalimtare prej katër javësh për t’i inkurajuar personat e pavaksinuar që të vaksinohen. Gjatë kësaj kohe, të gjithë ata që e marrin dozën e parë dhe që kanë test PCR do të lejohen që të marrin pjesë në tubime dhe të hyjnë në hapësirat që u ndalohen personave të pavaksinuar.

Pas katër javëve, vetëm personat që janë vaksinuar plotësisht ose që e kanë kaluar virusin do të lejohen që të hyjnë në hapësirat e caktuara. Masa të ngjashme kufizuese u vendosën më herët këtë javë në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë.

Lexo më shumë  Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Nëse gjendja vazhdon që të përkeqësohet, autoritetet mund të marrin masa më të ashpra. Muajin e kaluar, Schallenberg tha se nëse një e treta e shtretërve në repartet e kujdesit intensiv mbushen me pacientë, qeveria do të zbatojë masa izolimi për banorët e pavaksinuar.

Kancerlari përsëri u bëri thirrje austriakëve që të vaksinohen, duke thënë se një veprim i tillë është përgjegjësi morale. Vetëm 64.5 për qind e austriakëve janë vaksinuar plotësisht. Kjo është njëra ndër përqindjet më të ulëta në BE.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *