BallinaLajme

Reshje bore në juglindje, ARRSH: Pajisuni me goma dimërore e zinxhirë

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se gjatë natës në juglindje të vendit ka pasur reshje me intensitet të ulët.

Autoritetet bëjnë me dije se ka vijuar puna për mirëmbajtjen e akseve rrugore Korçë-Voskopojë dhe Boboshticë-Dardhë.

Po ashtu raportohet se qarkullimi vijon normalisht dhe pa zinxhirë.

ARRSH bën apel që drejtuesit të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjes, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

Lexo më shumë  Dogana e Kosovës me rekorde të reja, të hyrat tejkaluan 500 milionë euro

Njoftim mbi gjendjen e akseve:

Në juglindje të vendit gjatë natës dhe në vazhdim ka pasur reshje dëbore me intensitet të ulët.

Qafa e Qarrit, Dardha km 7 deri km 13, Voskopoja km 16 deri në km 18.

Kontraktorët kanë punuar me mjete dhe fuqi punëtore për mbajtjen hapur këtyre akseve.

Qarkullimi vazhdon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset.

Lexo më shumë  Takimi me O’Brien, Kurti: Gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

Rruga Press

YouTube player