Roma hap ‘Euro 2020’ më 11 qershor, tifozët në stadium brenda rregullave anti-COVID

User4
1 0
Shpërndaje

Pasi ishte vendi i parë evropian që u godit nga pandemia COVID-19, Roma do të presë ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian Euro 2020, event i cili do të zhvillohet edhe me pjesëmarrjen e tifozëve.

Për të shënuar 60-vjetorin e Kampionatit Evropian të Futbollit, për herë të parë në historinë e tij, turneu do të zhvillohet në  11 shtete.

Advertisements

Disa vende kishin aplikuar për të organizuar ndeshjet shumë përpara se të fillonte pandemia, por ndërsa kampionati u shty, UEFA konfirmoi  se do të miratoheshin vetëm ato qytetet të cilat ofronin siguri për tifozët duke respektuar masat anti-COVID.

Qeveria italiane në fakt ka lejuar një kapacitet prej 25% në ‘Stadio Olimpico’, një stadium prej 68 mijë vendesh.

Spektatorët do të duhet të sigurojnë prova të vaksinimit, një certifikatë shërimi COVID-19 ose rezultate negative të testit të fundit për të hyrë në stadium. 48 termoskane janë instaluar në pikat kryesore të hyrjes.

“Rreth një miliard njerëz potencialisht do ta shikojnë ndeshjen dhe është mjaft simbolike që kampionati Euro 2020 fillon në Romë. Por mbi të gjitha, ngjarja do të jetë mjaft emocionuese, do të shënojë rinisjen e sporteve. Dhe, do të jetë gjithashtu një mundësi unike për të festuar në Itali”, tha  Vito Cozzoli, President “Sport e Salute”.

Rreth 1.000 vullnetarë janë regjistruar për këtë event. Ata do të kenë rolin thelbësor për t’u siguruar që të respektohen kufizimet anti-COVID.

“Ndihet si një rinisje e madhe. Duke parë të gjithë këta njerëz që punojnë së bashku për të arritur diçka që është kaq e shkëlqyeshme, na ka dhënë kaq shumë energji. Duhet të jesh këtu dhe ta përjetosh, në mënyrë që ta kuptosh”, shprehet Elisa Ciannarella, vullnetare.

Advertisements

Organizatorët shpresojnë se kjo do të jetë një provë për evente e ardhshme.

“Të gjitha pajisjet teknologjike dhe infrastrukturore që kemi përdorur duke përfshirë mjetet e Inteligjencës Artificiale, nga termoskaner, te dhoma e kontrollit të gjeneratës së fundit të cilat janë pjesë e një testi  pilot që mund të kopjohet në të gjitha stadiumet në të gjithë vendin”, shprehet  Vito Cozzoli.

Për ditën e shumëpritur të 11 qershorit disa evente janë planifikuar në kryeqytetin italian.

Në ‘Piazza del Popolo’, brenda asaj që është përshkruar si fanzona më e madhe e Evropës, dy ekranet do t’i lejojnë tifozët e futbollit të shikojnë ndeshjet. Pas një pritjeje njëvjeçare dhe me gjithë kufizimet e COVID, emocionet ndihen në ajër dhe të gjithë dëshirojnë të shohin se qytetet sërish do të gumëzhijnë.

Rruga Press

Next Post

Krimet zgjedhore, Prokuroria: Po verifikojmë 41 raste, 23 i kalojnë SPAK-ut

ShpërndajeProkuroria e Përgjithshme ka dhënë informacion lidhur me hetimin e krimeve para zgjedhore dhe deri në datën 8 qershor 2021. Nga raportimet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve për periudhën parazgjedhore e deri më datë 08.06.2021, rezulton se prokuroritë kanë regjistruar procedimin penal […]