Sport

Ronaldo mes City-t e PSG-së

Destinacioni i vetëm i Cristiano Ronaldos po del të jetë Manchester City, por mediat në Francë kanë shkruar se sulmuesi i Juventusit, ka ende gjasa t’i bashkohet Paris Saint-Germainit.

Portugezi ka kontratë me Juventusin deri vitin e ardhshëm, por ai po shpreson të largohet nga “Zonja e Vjetër” para se t’i skadojë kontrata. Agjenti i tij, Jorge Mendes tashmë ua ka ofruar Ronaldon disa skuadrave të Evropës, por nuk ka gjetur ende asnjë klub që është në gjendje të ofrojë pagë vjetore prej 31 milionë eurosh. Deri në fund të afatit kalimtar të verës, kanë mbetur edhe një javë kurse Ronaldo ka shumë pak opsione para vetes.

City është në garë, por po e pret Harry Kanen deri në momentet e fundit, të cilin nuk po e liron Tottenhami. Ndërsa, te PSG-ja, portugezi mund të transferohet vetëm nëse Kylian Mbappe i bashkohet Real Madridit. Ronaldo në ndeshjen e parë të Juventusit, startoi nga banka e rezervistëve dhe në klub kanë insistuar se portugezi nuk ka kërkuar largimin nga Torino. Sulmuesi 36-vjeçar iu bashkua Juventusit në verën e vitit 2018 nga skuadra e Real Madridit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *